• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hyjnë në Mal të Zi pa test negativ për koronavirus

19 Qershor, 2020
in Lajme, Headline, Uncategorized
Qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hyjnë në Mal të Zi pa test negativ për koronavirus
Share on FacebookShare on Twitter
Qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hyjnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve malazeze, një test negativ për koronavirus.
Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.
“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Sipas kësaj harte, përveç shtetasve të Shqipërisë dhe Kosovës, që duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus para autoriteteve malazeze, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shtetasit e Bosnjës e Hercegovinës.

Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.

Hyrja në Mal të Zi pa kufizime mundësohet për ato shtete të cilat plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.
Malesia.Org

Previous Post

Ambasada shqiptare në Mal të Zi:Homazhe për “Nderin e Kombit” shqiptar, Dr.Simë Dobreci!

Next Post

Vendimi i Gjukanoviq: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 30 gusht

Next Post
Vendimi i Gjukanoviq: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 30 gusht

Vendimi i Gjukanoviq: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 30 gusht

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org