• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Presidenti i Donald Trump kërcënon se do mobilizojë “mijëra e mijëra” ushtarë për të shtypur protestat

2 Qershor, 2020
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Presidenti i Donald Trump kërcënon se do mobilizojë “mijëra e mijëra” ushtarë për të shtypur protestat
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar guvernatorët e Shteteve të Bashkuara si “të dobët” dhe u ka bërë thirrje që të autorizojnë veprime më të ashpra për të ndalur protestat që janë duke u zgjeruar për të gjashtën natë me radhë.

Trump tha se ai do të mobilizojë “mijëra e mijëra” ushtarë për të mbajtur paqen nëse guvernatorët nuk e përdorin Gardën Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshme.

Kërcënimet e Trumpit që të mobilizojë ushtrinë për përballjen me protestuesit, analistë të shumtë e kanë krahasuar me metodat e shtypjeve të protestave nga regjimet në Egjipt, Rusi dhe Turqi.

Këto protesta janë nxitur si pasojë e vdekjes afrikano-amerikanit, George Floyd, në Minesota, pas presionit që ka bërë një zyrtar policor me gju në qafën e tij.

“Shumica prej jush jeni të dobët”, u tha Presidenti Trump guvernatorëve. “Ju duhet të arrestoni njerëz, duhet t’i ndjekni ata, duhet t’i burgosni për dhjetë vite dhe nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë”.

Përplasje të protestuesve me policinë u zhvilluan në mbarë vendin, ndoshta trazirat më të përhapura në vend që nga ato të nxitura nga kundërshtimet për luftën në Vietnam në vitet ‘60.

Protestat nisën si rezultat i zemërimin rreth vdekjes një javë më parë të afrikano-amerikanit 46 vjeçar George Floyd. Polici i bardhë Derek Chauvin i vuri gjurin mbi qafë të ndjerit Floyd për tetë minuta dhe 46 sekonda, ndërsa afrikano-amerikani me pranga në duar dhe i shtrirë përtokë thoshte se nuk mund të merrte frymë. Polici është pushuar nga puna dhe ndaj tij janë ngritur akuza, mes të tjerave edhe për vrasje të shkallës së tretë për rastin në fjalë.

Qytetet Los Anxhelos, Çikago, Majami dhe Filadelfia janë mes afro 40 qyteteve që kanë vendosur rregulla që ndalojnë marshimet pas muzgut të mbrëmjes. Guvernatorët e shteteve Teksas dhe Virxhinia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Situata të ngashme kanë ndodhur në shumë qytete kur protesta paqësore nga mijëra njerëz janë kthyer më pas në trazira, ndërsa policia e pajisur me mburoja dhe shkopinj gome është përpjekur të ndalojë demostruesit. Policia përdori gazin lotsjellës ndaj turmave ndërsa disa njerëz dogjën dhe thyen dyqanet nëpër rrugë. Po ashtu ka patur njoftime në shumë qytete për gazetarë të plagosur nga policia ndërsa mbulonin ngjarjet.

Previous Post

Mali i Zi nesër do të hapë kufijt

Next Post

Mali i Zi shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

Next Post
Nga 1 qershori, lëjohen deri në 200 persona në darsma dhe funerale mortore

Mali i Zi shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org