• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Fusha e Peshterit – A po vdes qendresa shqiptare atje ?!!…

23 Maj, 2020
in Opinione/Editoriale, Headline
Fusha e Peshterit – A po vdes qendresa shqiptare atje ?!!…
Share on FacebookShare on Twitter

Po sa të shkelë këmba në fushën e Peshterit të bien në sy shtëpitë përdhese të ndërtuara nga thuprat e të lyera me baltë. Pullazet e mbuluara më kashtë, vizitorin e mahnitin dhe e kthejnë një shekull pas. Vështirë mund t’ju besosh syve se ato shtëpi përdhese qëndrojnë ashtu nga koha e qëndrimit të vet popullatës aty. Shtëpitë e hambarët e mbuluara me kashte janë realitet i kohës. Ato janë magjepse dhe të dukën si kullat e përrallave. Për një çast të kujtojnë kohën migjenijane dhe pajtohesh me stilin, hijeshinë e arkitekturen e tyre. A është Sanxhaku sot duke u shkri nën regjimin serb si dikur Toplica, Nishi, Piroti, Leskovci e Vranja. Politika serbomadhe e asimilimit në Sanxhak edhe sot vazhdon me ritëm më të shpejt se kurrë. Deri kur shqiptarët duhet të asimilohen e të shkrihen në një komb tjetër që nuk ka fare të bëjë më gjakun e tyre?

Shkruan : Ali Daci

Asimilimi i shqiptarëve të Peshterit
Asimilimi i popullatës shqiptare në Fushën e Peshterit e ka zanafillën e vet në programin famëkeq të Vasa Qubrilloviqit dhe më parë. Ndalimi i gjuhës shqipe dhe ngulfatja e saj ka filluar shumë herët. Zëvendësimi i saj më atë serbe dhe spastrimet etnike edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë. Shqiptarët e Peshterit e kanë pas shumë të vështirë ta ruajnë identitetin e vet kombëtarë. Duke qenë nën sundimin e Serbisë tash gati një shekull ata janë asimiluar po thuaj 85 përqind. Migrimi i imponuar dhe spastrimet e shumta etnike kanë zbrazë fushën shqiptare nga shqiptarët e bashkë më të ka ikur edhe gjuha shqipe. E folmja shekullore shqipe këtu është zëvendësuar më gjuhën serb, më gjuhën e sllaveve të jugut sado që vendasit thonë që flasin gjuhen boshnjake dhe së përkatësia e tyre nacionale, tani e re është ajo boshnjake, prapëseprapë ajo gjuhë mbetet gjuhë serbe. Në të gjitha fshatrat e Peshterit më ardhjen e “demokracisë” janë ngritur objekte kulti, xhami, cilat në një farë mënyre si mbrojnë e identitetin fetar e jo kombëtar të popullatës e cila tash edhe haptas thotë se nuk ndihet më shqiptare por boshnjake, bile shtet amë njohin Bosnjën, kurse për Shqipërinë pak prej tyre din që ka qenë vendlindja e stërgjyshërve të tyre.
Me gjithë këto presione politike që ushtron regjimi serb atje, edhe sot disa familje në fshatrat Ugëll, Boroshticë, Baçicë , Dol e në disa fshatra tjera ku kompaktësia familjare e vëllazërore ka qenë më e forte, gjuha shqipe ka rezistuar dhe është ruajtur si e folme e veçantë e shqiptarëve, që për historiografinë dhe gjuhësinë shqiptare pa tjetër është një e folme e veçantë që kërkon studim të mirëfilltë shkencor. Historia shqiptare Sanxhakun e njeh si pjesë të tokës shqiptare edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e pesë vjet të luftës për mbrojtjen e Pazarit të Ri. Edhe Lidhja shqiptare e Prizrenit ka njohur këtë trevë shqiptare si pjesë të pandashme të tokave shqiptare, kur dihet mirëfilli që kjo trevë është përfaqësuar edhe në Lidhjen e Prizrenit e më vonë edhe në Lidhjen e Pejës nga prijësit e këtushëm,siç ishin Ali e Ejup Ejupbegaj. Pastaj luftërat ballkanike dhe masakra e ushtrisë malazeze në Peshter, janë dëshmi e një presioni të hershem mbi shqiptarët e këtushëm. Kështu të moshuarit këtu flasin për masakrën e kësaj ushtrie të vitin 1912, ku nga forcat malazeze vriten 20 shqiptarë e gjashtë prej tyre vriten në Ugëll. Një presion ushtarako-policor mbi popullatën e Sanxhakut është zhvilluar edhe në kohën e shtetit të mbretërisë SKS (Serbo-Kroate-Sllovene) më ç’ rast shqiptarëve të këtushëm nuk u garantohet as minimumi i të drejtave njerëzore. Ata kanë qenë të privuar nga e drejta e pjesëmarrjes në jetën politike e ekonomike. Në anën tjetër qeveria e atëhershme ka organizuar shpërnguljen masovike të kësaj popullate, që ishte edhe aksioni i parë i Nikolla Pashiqit. Spastrimi etnik i Sanxhakut, si pretekst i spastrimit merreshin aksionet e ushtrisë SKS për ndalimin e kryengritjeve shqiptare të organizuara në Komitet e njohur të asaj kohe ku njeri nga udhëheqësit e pakapshëm të kaçakëve të sanxhakut ishte Isuf Mehonjiqi (1888-1926) e Feriz Sallku (1875-1943) të cilët ishin të pakapshëm për kryeçetnikun Kosta Peçanc. Luftërat e shumta të zhvilluara në atë kohë sollën edhe spastrimet etnike, djegiet e shtëpive dhe grabitjet e gjasë së gjallë.

Tags: Ali Daci
Previous Post

Kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, viziton shkollën e djegur në Dacaj të Rozhajës

Next Post

Urime Fitër Bajrami

Next Post
Urime Fitër Bajrami

Urime Fitër Bajrami

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org