• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurtezi: Mirënjohje për shqiptarët në Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rrozhajë dhe Krajë për solidaritetin e treguar për familjet e prekura nga termeti

9 Dhjetor, 2019
in Lajme, Headline
Kurtezi: Mirënjohje për shqiptarët në Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rrozhajë dhe Krajë për solidaritetin e treguar për familjet e prekura nga termeti
Share on FacebookShare on Twitter

Të dashur bashkëkombas!

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pasojave tragjike që ai pati në jetë njerëzish dhe dëme materiale në Shqipëri, në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në Malin e Zi, une kam nderin dhe privilegjin që në emër të autoriteteve më tël arta të Shtetit Amë, të shpreh falenderimet më të vecanta për të gjitha mesazhet ngushëlluese dhe solidaritetin e treguar, përmes mbledhjes së ndihmave financiare për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore.

Rrespekt dhe mirënjohje të posacme për shqiptarët në Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rrozhajë dhe Krajë, të cilët treguan se në momente të vështira ne jemi bashkë dhe dhimbjen e kthejmë në forcë dhe solidaritet përbashkues.

Mirënjohje dhe vlerësim të vecantë dua të shpreh për autoritetet më të larta malazeze, të cilat jo vetëm përcollën ngushëllimet e rastit por edhe aktivizuan të gjitha strukturat e posacme duke na përkrahur, inkurajuar, mbështetur dhe asistuar si një fqinj i mirë dhe i pazëvendësueshëm.
Një falenderim i vecantë shkon për të gjitha Komunat, Fondacionet, Organizatat Joqeveritare, Institucionet arsimore, Partitë Politike, Institucionet e Kultit, të cilët shprehen gadishmërinë dhe solidaritetin duke kontribuar në zbutjen e dëmeve të kësaj fatkeqësie dhe në rindërtimin e banesave të reja.

Në mënyre të posacme gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata shqiptarë, të rinj dhe të reja, në shkollë dhe jashtë saj, në pune dhe te papunë, në gjendje dhe në vështirësi, të cilët u aktivizuan nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe treguan se në nevojë shqiptarët janë një komb i bashkuar, i lidhur ngushtë me dhembshuri, duke dëshmuar këtë solidaritet të jashtëzakonshëm dhe këtë humanizëm kaq prekës.

Le ta vazhdojmë këtë frymë të lartë solidariteti dhe patriotizmi të cilin e kemi amanet të kujtimit dhe të sakrificës së të parëve tanë por dhe ti japim një shembull inkurajues kujtdo që është lindur shqiptar.

Ju faleminderit nga zemra!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Tags: Ridi Kurtezi
Previous Post

Sot Rozhaja foli shqip

Next Post

Nesër organizohet shqyrtim publik lidhur me Propozim vendimin mbi buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020

Next Post
Nesër organizohet shqyrtim publik lidhur me Propozim vendimin mbi buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020

Nesër organizohet shqyrtim publik lidhur me Propozim vendimin mbi buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org