• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Papa emëron Imzot Rrok Gjonlleshaj Administrator Apostolik tё Kotorit

29 Shtator, 2019
in Lajme, Headline
Papa emëron Imzot Rrok Gjonlleshaj Administrator Apostolik tё Kotorit
Share on FacebookShare on Twitter
Ati i Shenjtë emëroi Administrator Apostolik sede vacante ( nё selinё vakante) të dioqezës sё Kotorit shkëlqesinë e tij Imzot Rrok Gjonleshaj, kryeipeshkёv i Tivari (Mal tё Zi)

R.SH. – Vatikan

Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e qeverisë pastorale të dioqezës së Kotorit (Mali Zi) paraqitur nga shkëlqesia tij Imzot Ilija Janjić.

Ati i Shenjtë emëroi sot 28 shtator 2019 Administrator Apostolik sede vacante  ( nё selinё vakante) të dioqezës sё Kotorit shkëlqesinë e tij Imzot Rrok Gjonleshaj, kryeipeshkёv i Tivari (Mal tё Zi).

Papa Françesku vendosi kështu të dërgojë një Administrator Apostolik, në personin e Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Gjonlleshaj, për ta marrë nën mbikqyrje e udhёheqje dioqezën e Kotorit, pasi  pranoi dorëheqjen e ipeshkvit aktual, imzot Ilija Janjić.

Imzot Rrok Gjonlleshaj lindi më 10 shkurt 1961 në Velezhë, afër Prizrenit. Pasi përfundoi formimin shkollor në vendlindje, vijoi me studimet filozofike dhe teologjike në Seminarin e Rijekës, në Kroaci.

U shugurua meshtar në vitin 1987 e më pas, shërbeu në shumë famulli kishtare, së pari si Vikar e pastaj si Famullitar. Ishte edhe drejtor i Radio Marisë nё Kosovё, emitentes katolike lokale dhe bashkëpunëtor me revistën fetaro-kulturore “Drita” tё dioqezёs Prizren-Prishtinё.

Deri në emërimin pёr Kryeipeshkёv tё kryedioqezёs sё Tivarit, nё Mal tё Zi, më 5 prill 2016, ishte famullitar i Kishës së Shna’Ndout në Prishtinë e njëkohësisht, kryente edhe detyrën e ekonomit të Administraturës Apostolike të Prizrenit. Pas detyrës sё re e të rëndësishme të udhëheqjes sё Kryedioqezёs së Tivarit, tani nga Papa Françesku i besohet edhe njё Kishё tjetёr dioqezane, ajo e Kotorit, deri nё emërimin e ipeshkvit tё ri tё saj.

Tags: Rrok Gjon Lleshaj
Previous Post

ASH: Modeli i Tuzit duhet të jetë shembull për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi

Next Post

Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/20

Next Post
Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/20

Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/20

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org