• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Meta: Një tërmet i fuqishëm pritet të godasë Ballkanin

30 Korrik, 2019
in Lajme, Headline
Meta: Një tërmet i fuqishëm pritet të godasë Ballkanin
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama, zëvëndës kryeministrit Erion Braçe, ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi ku paralajmëron në bazë të deklaratave të sizmiologut grek Akis Tselenti, për një tërmet të fuqishëm që pritet të godasë rajonin e Ballkanit.

Kreu i Shtetit kërkon nga institucionet përgjegjëse nëse kanë kontaktuar me sizmiologun grek apo institucionet homologe për të dhënat e tyre në lidhje me këtë paralajmërim.

Ilir Meta shprehet se është i gatshëm të thërrasë dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Letra e plotë e Presidentit Ilir Meta:

Të nderuar,
Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.
Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:
Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të pare”, shkruan presidenti Meta.

Tags: Presidenti Ilir Meta
Previous Post

Njoftim: Administrata e të ardhurave lokale publike e Podgoricës ka shpërndarë gabimisht disa aktvendime mbi antarësimin në OTT

Next Post

“Rikthehet Logu i Tërgajës”

Next Post
“Rikthehet Logu i Tërgajës”

"Rikthehet Logu i Tërgajës"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org