• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kuvendi i Komunës së Tuzit, miratoi statutin e komunës, 1 Shtatori Dita e Komunës

17 Qershor, 2019
in Lajme, Headline
Kuvendi i Komunës së Tuzit, miratoi statutin e komunës, 1 Shtatori Dita e Komunës
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Këshilltarët e shumicës parlamentare, pas diskutimeve të shumta midis pozitës dhe opozitës, me shumicë votash miratuan Statutin e Komunës së Tuzit.

Të përmbajtur në votim ishin këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve kurse këshilltari i Social Demokratëve votoi kundër miratimit të statutit.

Para aprovimit të statuti këshilltarët pozitë-opozitë kishin diskutime të shumta rreth nenit 7 të statutit, në të cilin përcaktohet Dita e Komunës së Tuzit.
Këshilltarër e DPS-së dhe ai i Social Demokratëve kërkuan që Dita e Komunës të jetë 15 dhjetori, që është dita e çlirimit të Tuzit, mirëpo nga Forumi Shqiptar kjo u kundërshtua, duke konstatuar se edhe ata kishin propozim tjetër, që Dita e Komunës të jetë 6 Prilli, por për shkak të arritjes së një koncenzusi u përcaktuan për 1 shtatorin, dita kur hyri në fuqi ligji me të cilin komuna e Tuzit u bë Komunë e plotë.

Me Statut të Komunës së Tuzit rregullohen: të drejtat dhe obligimet e Komunës së e Tuzit, mënyra e realizimit të tyre, punët dhe mënyra e vendimmarrjes së banorëve të Komunës së Tuzit, mënyra dhe kushtet për kryerjen e punëve të tyre, organizimi dhe mënyra e punës së administratës së Komunës së Tuzit, mënyra e sjelljes së rregulloreve, mënyra e delegimit të punëve të caktuara në komunë, mënyra e sigurimit të transparencës në punët e Komunës së Tuzit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në punët e komunës së Tuzit, financimi i Komunës së Tuzit, forma dhe përmbajtja e simboleve të Komunës së Tuzit, festa e Komunës së Tuzit, krijimi dhe funksionimi i bashkësisë lokale dhe format tjera të vetëqeverisjes lokale, kushtet për ngritjen e iniciativës qytetare dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e vetëqeverisjes lokale në Komunën e Tuzit.

Po ashtu në këtë seancë këshilltarja e Forumit Shqiptar, Leonora Gjeloshaj, u emërua Anëtare e Bordit mbikëqyrës të Organizatës Turistike të Tuzit, e deleguar nga Kuvendi i Komunës së Tuzit.

Albert Camaj

Tags: Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-ASH)Komuna e Tuzit - Malësisë
Previous Post

Ekspozitë e piktorit Qazim Muja në QKI “Malësia”

Next Post

Ekspozita fotografike “Colours of Albania” në Tuz-Malësi

Next Post
Ekspozita fotografike “Colours of Albania” në Tuz-Malësi

Ekspozita fotografike "Colours of Albania" në Tuz-Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org