• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Mrekullia e bukur e marsit në Malësi

14 Mars, 2019
in Opinione/Editoriale
Gjonaj: Martin Pretashi Camaj (1926-2012), gjithmonë  në shërbim të vendlindjes dhe interesave të popullit
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Tre marsi i vitit 2019  do të mbetet i shënuar si një ditëfeste jo vetëm për Malësinë, por  edhe për të gjithëshqiptarët.  Pse?  Për faktin se atë ditë zgjedhësit e kësajtrevë shqiptare, e njohur për historinë e saj të lavdishmetë larë me gjakun e bijave dhe bijëve të saj, me burrërinëe saj,  me  atdhedashurinë  e saj, me nderin e saj, me dinjitetin e saj, me vizionin e saj  dhe me shumë vlera tëtjera njerëzore të saj  votuan shqip  në zgjedhjet lokalepër fitoren  në Komunën e Tuzit.  Votuan për  njerëzit e vet të zemrës, për përfaqësuesit e tyre politik  tëbashkuar për herë të parë në jetën parlamentare politkenë Mal të Zi    rreth “ Forumit Shqiptar”  në përbërje tëtë cilit lidhën “ Besën e Malësorit– Shqiptarit) për fitore Alternativa Shqiptare,  Lidhja Demokratike Shqiptaredhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Pas numërimit dhe rinumërimit të votave KomisioniKomunal Zgjedhor  konfirmoi  fitoren e ForumitShqiptar me sloganin “ Malësia na Bashkon”,   i cili nëpërbërjen e re të pushtetit vendor të Tuzit do të ketë 16 këshilltarë, pa të cilët nuk mund të formohet pushteti iardhshëm në këtë komunë.  

Fitorja  në zgjedhjet lokale në Tuz, erdhi  pikërisht  nëmars, që   për shqiptarët  është muaj  i veçantë e kuptimplotë. Rëndësia dhe pesha e këtij muaji   përshqiptarët rritet edhe më shumë   për  këto  ngjarjehistorike  të cilat sollën erën (aromën)  e lirisë  së tyre kombëtare dhe shtetërore:

1. Më 5 mars 1998, në sulmin tri ditësh  të UshtrisëJugosllave dhe forcave policore,   u vra komandantilegjendar, Adem Jashari,  familja e tij dhe Jasharajt   e tjerë në Prekaz të Drenicës ( Kosovë). Sakrifica e tijheroike u bë  simbol i pavarësisë së Kosovës.

2.Më 24 mars  1911 filloi Kryengritja e Malësisë sëMadhe, e cila rezultoi me ngritjen e Falmurit  Shqiptarnë  Deçiq, duke u bërë kështu  krahina e parë  shqiptare, e  cila  mbolli rrënjët e lirisë   dhe Pavarësisë Kombëtare.

3.  NATO-ja, më 24 mars 1999, nisi “Operacionin e Forcave Aleate”  ndaj Jugosllavisë për t’i dhënë fund presionit dhe masakrave ndaj popullit shqiptar, me synimin “serbët jashtë, ndërmjetësuesit brenda, refugjatët të kthehen”.

Atmosfera  e festimit të fitores  filloi  në Tuz   dy-tri orëpas mbylljes së kutive të votimit.  Shqiptarët e veshurkuqezi  gëzimin e tyre e shprehën  në formën e vet. Përmes  këngës dhe valvitjes së Flamurit Kombëtar  – simbolit të shenjtë të tyre. Njohësit e çështjeve politikevlerësojnë se fitorja në Tuz, i ka prekur emocionet e tëgjithë shqiptarëve kudo që janë. Jehona e saj   u përjetuapothuaj në të gjitha qytetet shqiptare jashtë shtetit, duke përfshirë këtu edhe  diasporën ( mërgatën )  shqiptarenëpër vende të ndryshme të Evropës dhe Botës.

Kjo fitore e shqiptarëve në Mal të Zi dëshmoi se bashkëpunimi dhe bashkimi sjellë sukses. Si e tillë   tërhoqi vëmendjen   edhe të Tiranës edhe të  Prishtinëszyrtare.  Gjithashtu edhe  të shumë  intelektualëveshqiptarë  të nivelit më të lartë shkencor. Ata  nëdeklarimet e tyre publike  u shprehën me krenari  për” një fitore të madhe” të shqiptarëve  në këto zgjedhje.  

Akademik Rexhep Qosja, duke komentuar zgjedhjet nëTuz, është shprehur se ky vend duhet të jetë një mësimpër politikanët në Shqipëri dhe Kosovë. “Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e sajedhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësimedhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftojpushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çkaduhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe”, shkroi  Qosja ndër të tjera përmes një statusi në llogarinë e tij nëFacebook.

Edhe anëtari i Këshillit Bashkiak  në qytetin e Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, me prejardhje  nga fshati Reç iUlqinit i cili ditën e zgjedhjeve deri vonë pasmesnate     ishte i pranishëm në Tuz u shpreh shumë entuziast se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet ngashqiptarët.

“Kurrë më i gëzueshëm dhe kurrë zemrën më të plotë se kam pasur se sot. Është një energji. Është njëentuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar  është bashkuar në Malësi, për të mirën e kombit tone, dhe jo vetëm për një komunë. Sot nuk është në pyetje vetëmnjë komunë, por kombi jonë dhe detyrimi e borxhi qëkemi ”, i tha  Gjonaj “  Zërit të Amerikës”.

Së fundmi , por jo për nga rëndësia,  fitorja e  zgjedhjevelokale në Malësi  përcolli mesazhin e  qartë të  bashkimittë shqiptarëve dhe u vlerësua shpresëdhënëse   përshqiptarët në rajon.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Osmani: Korrupsioni dhe vlerat demokratike

Next Post

Djukanovic fajëson Shqipërinë dhe Kosovën për humbjen në Malësi

Next Post
Djukanovic fajëson Shqipërinë dhe Kosovën për humbjen në Malësi

Djukanovic fajëson Shqipërinë dhe Kosovën për humbjen në Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org