• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Rome Gurakuqi: Malësi, shkoni masivisht ne votimet ku vendoset fati i metejshem europian dhe albanianist i kesaj ane

24 Shkurt, 2019
in Etnike/Rajoni/Bota
Rome Gurakuqi: Malësi, shkoni masivisht ne votimet ku vendoset fati i metejshem europian dhe albanianist i kesaj ane
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nga radhet e Partisë Demokratike dhe historiani i mirnjohur shqiptar, z. Romeo Gurakuqi, si mik i Malësisë,iu ban thirrje malësorëve të dalin masovikisht në votime dhe të përkrahin Forumin Shqiptar.

Me date, 3 mars 2019, zgjedhesit shqiptare nga Malesia dhe perfaqesuesit e tyre nga diaspora, kane rastin historik te votojne per koalicionin e partive te rreshtuara nen siglen e Forumit Shqiptar.

 “Malesia na Bashkon” 

Eshte parulla politike e koalicionit, qe synon nje ekip drejtues te ndergjegjshem dhe te afte, qe te udheheqe komunitetin shqiptar ne Hot, Grude, Triepsh  e Koje drejt sfidave te riperteritjes politike, arsimore dhe kulturore. 

Malesia nuk mund te jete me nje zone fundore e pazhvilluar e Republikes se Malit te Zi, as edhe nje hapesire , qe boshatiset nga banoret autoktone per t’i leshuar vendin ne heshtje koloneve te rinj te ardhur nga Serbia. 

Malesia Shqiptare, e mbetur per shkaqe te nje historie te vjeter padrejtesie pushtetesh te medha nen juridiksionin e Malit  te Zi  (sot shtet anetar i NATO-s dhe kandidat per BE), eshte e vendosur ne rrugekalimin strategjik mes Podgorices dhe Shkodres. 

Per 55 vite me radhe, ne menyre te sterholluar, popullsia e kesaj ane mjaft vitale te kombit shqiptar, eshte nxitur te emigroje ne SHBA. 

Krahina i eshte nenshtruar nje “harrese” ne aspektet e zhvillimit te njesuar dhe ne ato ane ka ndodhur pakesimi gradual i strukturave te edukimit ne gjuhen shqipe. 

Pra, vendi ku u hartua programi me perparimtar i Levizjes Kombetare Shqiptare ne agimin e shekullit XX, Memorandumi i Greces, riskon ne fund te dekades se dyte te shekullit XXI, te boshatiset dhe te transformohet kulturalisht dhe nga pikepamja nacionale. 

Misioni i cdo shqiptari me te drejte vote kudo ndodhet eshte qe me 3 mars te shkoje ne kutite e votimit per te ndalur kete tatepjete, qe mund te jete rrenuese per te ardhmen e banoreve autoktone te Malesise Labeate. 

Nderkohe, pergjegjesia  e udheheqesise pas kesaj date eshte edhe me e madhe, per shkak te peshes se votes unanime te shqiptareve per ata: drejtuesit e koalicionit lipset te dalin mbi interesat e partive te tyre per te ndertuar nje perspektive te qendrueshme vendimarrjeje, qe do te duhet te startoje me ndertimin e procedures se njohjes se te drejtave te te gjithe emigranteve dhe trashegimtareve te tyre, per te qene ne regjistrin rezidencial te Komunes se Malesise. E nevojshme eshte ngritja e nje Keshilli Senatoresh, te jashtem organizativisht, si garant dhe keshillues i ruajtjes se unitetit te koalicionit politik.

Si perfaqesues i Shkodres dhe si mik i Malesise ju bej thirrje qe te shkoni masivisht ne votimet ku vendoset fati i metejshem europian dhe albanianist i kesaj ane.

Tags: Romeo Gurakuqi
Previous Post

Draga: Shqipëria po zbrazet,nga emigrimi i heshtur

Next Post

Lukë Junçaj, këngë për Komunën Shqiptare, voto shqip

Next Post
Lukë Junçaj, këngë për Komunën Shqiptare, voto shqip

Lukë Junçaj, këngë për Komunën Shqiptare, voto shqip

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org