• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Martin Pretashi Camaj (1926-2012), gjithmonë në shërbim të vendlindjes dhe interesave të popullit

17 Shkurt, 2019
in Opinione/Editoriale
Gjonaj: Martin Pretashi Camaj (1926-2012), gjithmonë  në shërbim të vendlindjes dhe interesave të popullit
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Ekziston një shprehje shumë e vjetër në Malësi  e cila thotë se është vështirë të jeshë i biri i s’mirit. Natyrisht se po. Pasardhësit e  një prindi  zë lartë e me  autoritet të theksuar ndër malet tona vërtetë e  kanë pasur shumë të vështirë të vazhdojnë të ruajnë gjithë ato vlera të trashëguara njerëzore  dhe veti  pozitive të atit.  Këtë fakt e ka provuar në  qenien ( lëkurën)  e tij edhe protagonisti i këtij shkrimi, Martin Prëtashi Camaj, nga fshati Sukruq, me origjinë nga Spija e Hotit të Malësisë së Madhe.   Ishte djali i parë i burrit famëmadh  të Hotit  Prëtash Nikë Zekës, i njohur  për veprat e tij të mëdha në  të gjitha trevat shqiptare brenda e jashtë kufirit  me shtetin amë Shqipërinë dhe më gjerë.  Martin Prëtashi u rrit dhe u edukua në frymën e bamirësisë, në kushte shumë të mira ekonomike, meqë  familja e Zekajveshquhej ndër familjet ekonomikisht  më të pasura  të malësisë sonë.

Formimi i tij  burrëror

Martin Prëtashi , duke ndjekur shkollën  e urtisë  popullore, këshillat dhe edukatën e babait të tij  model , që në moshë të re u formua dhe u kalit në një burrë besnik, fisnik e të ndershëm, një   bamirës e aktivist  aktiv e i palodhur.  Ata që e kanë njohur mirë Martininthonë se u dallua për urti dhe për mirësjellje.  Vet  jeta dhe puna e shkolloi  dhe e aftësoi si kryefamiljar të zot, të suksesshëm e  të mirë dhe e aftësoi si  drejtues i mirë ipunëve të bujqësisë. Ishte njeri  i thjeshtë. I dashur e komunikativ me të gjithë. I ndershëm, besnik, i shoqërueshëm, por i rreptë në momente kur i rrezikohej e drejta e tij dhe i cënohej integriteti i familjes së tij. Punën e bënte të pastër dhe nga familja kërkonte të respektohet e veprohet në mbështetje të traditës së trashëguar nga fisi  i tyre, për rregull e disiplinë. Ishte i respektuar nga të gjithë, por edhe i çmonte dhe respektonte njerëzit që e meritonin këtë nderë.Edukatën e mori nga i ati, Prëtash Nikë Zeka i cili ishte shumë i disiplinuar dhe i pa kompromis në rregull e disipline, respekt në zbatimin e mësimeve dhe urdhrave që jepte për familjen.Unë, autori i këtyre radhëve,  kam ndejt shumë herë me të në shtëpinë tonë dhe në shtëpinë e tij, sepse kishim miqësi familjare  më shumë se një gjysmë shekulli. Sa herë që delte te miqtë në Triesh  takohej e përshëndetej   me  trieshjanë. I  pyeste  për shëndetin dhe familjet e tyre. Ishte  i dashur e i komunikueshëm  me  njerëz. Tregonte mirësjellje dhe respekt për të gjithë.  Me një fjalë ishte njeri i mirë, fisnik  e zemërbardhë. Këto  e virtyte   tjera e bënë atë të dashur e të respektuar jo vetëm në Triesh, por edhe në Hot, Grudë e Kojë.  

Njeri human me zemër të madhe

Martin Prëtashi ka mbetur në kujtesën e malësorëve  si njeri human, që kishte zemrën e madhe. E njohin, sepse  aty ku patën nevojë  për ndihmë, ai nuk kurseu. U ka ndihmuar njerëzve  të varfër dhe të  tjerëve që kanë pasur nevojë, me  ndihma nga më të ndryshme. Nuk    ka kursyer  asgjë për    vendlindjen e tij dhe banorët e saj. Ai e kishte “ pasuri” për t’ua transmetuar apo dhuruar të tjerëve ndihmën që e kërkonin.  Në çdo hall e vështirësi ai u gjendej  pranë  bashkëfshatarëve të tij dhe të tjerëve që  ia mësynin shtëpisë së tij.  Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i nxë të gjithë. Një zemër e tillë, kudo që të ndodhet mendon si t’u falë gëzim dhe lumturi të tjerëve, thoshte shpeshherë  Martini shpirtmirë.

Aktivist i palodhur shoqëror

Në punë e sipër Martin Prëtashi u dallua edhe për aftësi organizative-drejtuese, për sensin praktik të organizimit të punës dhe për komunikimin e ngrohtë me njerëzit. Ai shumë heret  fitoi respektin e fshatarëve dhe tri herë u zgjodh kryetar i Bashkësisë Lokale të Sukruqit, të cilën  detyrë e kreu me sukses. Falë aftësive të tij organizative e drejtuese dhe autoritetit që gëzonte në komunitet e  shoqëri, si dhe vullnetit të tij në punë për të transformuar fshatin e tij të lindjes arriti të inicojë dhe të përfundojë disa objekte jetike  infrastrukturore. Në mandatin e tij si kryetar i  bashkësisë lolake bashkë me aktivistët e tjerë të fshatit  organizoi  dhe arriti të riparojë  e të modernizojë  disa kilometra rrugë lokale,  të  sigurojë  trollin  dhe të fillojë ndërtimin e  shtëpisë së kulturës, të riparojë rrjetin  elektrik dhe  të  rikonstruktojë  objektin e   shkollës katërklasëshe në qendër të fshatit. Të gjitha këto e aktivitete tjera infrastrukturore jo vetëm se e ndryshuan  pamjen e këtij fshati në afërsi të Tuzit, por edhe e përmirësuan mënyrën e jetesës.

46.000  marka për   asfaltimin e rrugës për në fshatin Vuksanlekaj

Në vitet  e asfaltimit të kësaj rrugë lokale në fshatin Vuksanlekaj, e cila shpie  deri tek varrezat e  përbashkëta familjare, kisha shkruar një shkrim për gazetën  “ Polis”. Me këtë rast, mes tjerash,  theksova : “ Nuk janë të rrallë  njerëzit solidarë dhe nismëtarë  të cilët në këtë kohë të rëndë të  ballafaqimit me krizën  ekonomike  i dalin zot familjes së vet, por edhe fshatit dhe popullit . I tillë është edhe Martin Prëtashi Camajnga fshati Sukruq. Ky 71 vjeçar, jo vetëm sivjet është dalluar për nisje të aksioneve të infrastrukturës në fshat dhe më larg duke e hapur kuletën i pari dhe duke u bërë shembull për të tjerët. Ai  bashkë me familjen e tij shpenzoi 46..000 marka të atëhershme   për asfaltimin e kësaj rrugë në gjatësi  prej afro 500 metra  e cila nga rruga  ndërkombëtare  për në Bozhaj shpie deri tek  varrezat e përbashkëta familjare”.

Misioni i tij paqësor

Krahas punës së tij të devotshme për gjithë jetën në shumë fronte është i njohur edhe për kontributin e tij paqësor, si anëtar i Këshillit  për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave. Ai bashkë me shumë  bashkëveprimtarë të tjerë për shumë vite ka marrë pjesë në kuvendet e pajtimit të shqiptarëve – malësorëve.  Martin Prëtashisikur pjesëmarrësit e  tjerë në këto kuvende të pajtimit  ku gjente  shprehje dialogu ( komunikimi) i përsosur,  urtësia dhe zotësia  e pleqve, respektivisht  fjala e matur me peshën e mençurisë,  ishte aktor real i cili mishërohej me  përjetimin e aktit të pajtimit. Suksesin e këtij  fenomeni të huazuar të shqiptarëve i cili vjen  fjalë pas fjale  më së miri  e përshkroi poeti ynë Azem Shkreli përmes vargjeve:   “Njeriu ngrihet si bima, rritet bindshëm nga toka, shtrin dorën e pajtimit”.

Fitues i Medaljes për Merita të Popullit

Për meritat e tij shoqërore Martin Prëtashi  është shpërblyer nga Kryesia e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë me Medaljen  për Merita të Popullit me Kurorë të Argjendtë. Me modestinë që e karakterizon dhe edukatën  që ka marrë  në familje ai më thoshte se  kurrë nuk ka punuar vetëm për t’u afirmuar në  mënyra  të ndryshme. Angazhimi i tij  shumëvjeçar ka qenë i lidhur ngushtë me interesat e përgjithshme  të popullit, andaj me meritë ai vlerësohet nga të gjitha  grupmoshat e popullatës së fshatit e më gjerë.  

Në vend të përfundimit

Këtë traditë të shkëlqyer të familjes së  Martin PrëtashitCamaj   tani e vazhdon djali i tij i madh Zefi me familjen e tij, i cili  i ka mbetur besnik  shtëpisë mikëpritëse të Prëtash Nikë Zekës dhe trojeve të të parëve të vet. Zefi , e deshti më shumë vendlindjen se sa Perëndimin e  Amerikën. Ai një pjesë të kapitalit, përveçse në fshatin e tij të lindjes,  e ka investuar  në qendër të Tuzit.  Sot njihet, respektohet dhe krenohet kur i thonë:  I biri i Martin Prëtashit dhe i  nipi i Prëtash Nikë Zekës, dy malësorëve të ndershëm dhe të vlerësuar  shumë nga komuniteti shqiptar, emri , vepra dhe kujtimi i të cilëve do të jetojnë, do të nderohen e do të respektohen brez pas brezi.    

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Vandalizëm ndaj panove reklamuese të Forumit Shqiptar

Next Post

Emina Çunmulaj: Votoni numrin 5, Forumin Shqiptar

Next Post
Emina Çunmulaj: Votoni numrin 5, Forumin Shqiptar

Emina Çunmulaj: Votoni numrin 5, Forumin Shqiptar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org