• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Apeli i tetë organizatave atdhetare në SHBA për votuesit në Malësi

13 Shkurt, 2019
in Mërgata
Apeli i tetë organizatave atdhetare në SHBA për votuesit në Malësi
Share on FacebookShare on Twitter

“ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare që veprojmë në diasporën e SHBA-ve jemi gjithënjë të shqetësuar për gjendjen e vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në trevat e tyre autoktone nën Mal të Zi .Mendojmë se si mërgatë ,vite me radhë, e kemi dëshmuar përkushtimin tonë ,përmes kontributeve (ndihmave) materiale e humanitare si dhe përmes investimeve të ndryshme në disa fusha të jetës në vendin e të parëve tanë dhe jo rastësisht Shoqatat dhe Fondacionet tona që veprojnë në SHBA, me krenari dhe dinjitet mbajnë emrin e trevave  të prejardhjes së tyre.

Ne gjithënjë vazhdojmë të jemi të interesuar  për fatin dhe ardhmërinë e bashkëvendasve tanë, për ruajtjen dhe avancimin e identitetit tonë kombëtar dhe për ruajtjen e elementit shqiptar në përgjithësi  në trojet tona autoktone.  Në frymën e këtij angazhimi,ne gjithëmonë kemi bërë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar, kurse me rastin  e zgjedhjeve ( qofshin ata lokale apo qendrore) gjithënjë kemi apeluar tek subjektet politike shqiptare të dalin  me një listë zgjedhore.

Me 3 Mars 2019, pra muajin e ardhshëm,  mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë kjo e cila që nga Shtatori i vitit të kaluar ka arritur statusin e komunës së barabartë me komunat e tjera në Mal të Zi dhe për këtë arsy këto zgjedhje po quhen zgjedhje historike.Ashtu si puthuajse në mbarë hapësirën shqiptare edhe organizatat tona në diasporë e mirëpritën dhe e përshëndesin kualicionin e tre subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Malësi ( ASH, LDSH dhe UDSH),të cilat garojnë në këto zgjedhje me emrin kuptimplotë dhe domethenës ” Malësia na Bashkon”.

Me këtë rast , iu bëjmë thirrje votuesëve shqiptarë në Malësi që me 3 Mars të dalin në zgjedhje në mënyrë masovike dhe të votojnë shqip, pra të votojnë Forumin Shqiptar ” Malësia na Bashkon” . Këto zgjedhje do t’a kenë kuptimin e mirëfilltë e “zgjedhjeve historike”  vetëm nëse votohet dhe fiton kualicioni i tre subjekteve politike shqiptare ,me qëlllim që tani e tutje mos të  lejohet që me pushtetin lokal të Tuzit të qeverisë dhe administrojë PDS- a apo ndonjë parti tjetër jo shqiptare pjesëtarët e të cilëve diktohen nga Podgorica apo janë të ardhur nga viset e tjera të Malit të Zi dhe të cilët nuk e kanë pasionin,përkushtimin dhe dashurinë për Malësinë ashtu si shqiptarët vendas, që jetojnë aty brez pas brezi në trojet e veta stërgjyshore. Pra votoni për vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku, të cilët në zgjedhjet e 3 Marsit janë të renditur në listën e Kualicionit “Malësia na Bashkon.Mos të harrojmë se të parët e tyre kanë sakrifikuar aq shumë duke dhënë jetën e tyre dhe janë martirizuar shkekuj me radhë që treva  e Malësisë heroike gjithëmonë të marrë frymë shqip dhe për këtë arsye meritojnë votën tuaj.

Ne mbështesim fuqishëm dhe inkurajojmë çdo votues shqiptarë nga diaspora e Malësisë për iniciativën e tyre për të udhëtuar në vendlindje dhe në mënyrë drejtëpërdrejtë , pra me votën e tyre ti japin përkrahjen Forumit “ Malësia na Bashkon”.

Gjithashtu, nga vendi i tempullit të demokracisë botërore, pra nga SHBA, duke u nisur nga përvoja e së kaluarës, paraprakisht i tërheqim vërejtjen  dhe i bëjmë thirrje pushtetit qendror në Podgoricë dhe partisë që udhëheq me këtë pushtet, pra PDS-së që gjatë fushatës parazgjedhore ashtu si edhe në ditën e zgjedhjeve ,me 3 Mars , të mos (keq) përdorë makinerinë e saj financiare për blerjen e votave dhe të mos bëjë presione apo shantazhe ndaj votuesëve shqiptarë, por të respektoi të drejtën e garantuar demokratike dhe ligjore të çdo qytetari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të pavarur për përfaqësuesit e vet në Kuvendin e ardhshëm të Komunës së Tuzit.

Të nderuar Vëllezër dhe Motra Shqiptarë të Malësisë,

Me 3 Mars, votoni shqip,

Votoni për të ardhmen tuaj më të mirë,

Votoni Forumin Shqiptar ” Malësia na Bashkon” !

-Shoqata ” Ana e Malit” – NY;

-Fondacioni ” Dom Simon Filipaj”- NY

-Shoqata Atdhetare ” Kraja” – NY

-Shoqata Malësia e Madhe – NY

-Shoqata Atdhetare ” Malësia e Madhe”- Detroit

-Fondacioni ” Plavë-Guci”- NY

-Fondi Humanitar ” Rrapsha”- Detroit

-Shoqata ” Ulqini” – Chicago

12  Shkurt 2019

Previous Post

Kjo është renditja e partive politike në fletëvotimin e zgjedhjeve për komunë të plotë të Tuzit

Next Post

Shoqata Malësi e Madhe, NY organizon mbrëmje për ngritje fondesh

Next Post
Aktivitet i Shoqatës Malësia e Madhe në New York për nderë të Kryengritjes së Malësisë 1911

Shoqata Malësi e Madhe, NY organizon mbrëmje për ngritje fondesh

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org