• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Haradinaj i kthen përgjigje Mogherinit: S’e heqim taksën kundër Serbisë

16 Dhjetor, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Haradinaj i kthen përgjigje Mogherinit: S’e heqim taksën kundër Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini po ofron që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit të Kosovës, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*. Një përgjigjje me shkrim Mogherinit pritet t”i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas raportimit të mediave se Mogherini bashkë më Komisioneren për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. Gazeta Express ka kontaktuar me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifin.

Arifi ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t”i kthejë përgjigjje këtë të hënë.

“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi.

Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t”i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionerët tjerë të BE-së do të marrin përgjigjje negative.

Ndryshe, vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ka arritur efektin e parë. BE po ofron një kompromis, i cili do të refuzohet nga Qeveria.

Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro.

Përveç kësaj, Qeveria Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa tjera të reciprocitetit.

Tags: Ramush Haradinaj
Previous Post

Malësori publikon këngën e re ( Video)

Next Post

Emina Çunmulaj nderohet me çmimin në eventin “ODA”

Next Post
Emina Çunmulaj nderohet me çmimin në eventin “ODA”

Emina Çunmulaj nderohet me çmimin në eventin “ODA”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org