• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

AP: Nëse Serbia tenton të hyjë në Kosovë, do të përballet direkt me SHBA-të dhe NATO-n

13 Dhjetor, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
AP: Nëse Serbia tenton të hyjë në Kosovë, do të përballet direkt me SHBA-të dhe NATO-n
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press, i ka kushtuar një artikull formimit të Ushtrisë së Kosovës si dhe reagimeve të zyrtarëve serbë.

Sipas AP, Kosova pritet që të premten Forcën e Sigurisë të Kosovës ta shndërroi në Ushtri, veprim ky që ka nervozuar shtetin fqinj – Serbinë, mjaftueshëm për të deklaruar se do të marrë veprime ushtarake, por sipas AP-së, këto janë thjesht kërcënime boshe, transmeton Telegrafi.

Të premten 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës pritet ta votojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri, ndërkaq në anën tjetër Beogradi zyrtar siç raporton AP nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Derisa Beogradi vazhdon të insistoj se qëllimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës është intervenimi në pjesën veriore të banuar kryesisht me shumicë serbe, Prishtina zyrtare kategorikisht mohon një gjë të tillë.

Ndërkaq së fundmi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se shpreson se “nuk do të kenë nevojë të përdorin ushtrinë, por një opsion i tillë është në tavolinë”.

Në artikullin e AP-së, thuhet se situata së fundmi është tensionuar kur autoritet kosovare i vënë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë që kishte lobuar që ajo të mos anëtarësohet në Interpol.

Por sa është e gatshme Serbia të ndërmarr veprime ushtarake në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, sipas AP ekzistojnë shumë pak gjasa për një gjë të tillë. Pasi kjo do të nënkuptonte konfrontim të drejtpërdrejt me 4,600 paqeruajtës të NATO-së që shërbejnë në Kosovë, përfshirë këtu trupat amerikane të stacionuara në Kosovë që nga viti 1999. Ky veprim do të shkaktonte sanksione të menjëhershme dhe izolim për Serbinë nga Perëndimi.

Siç raporton AP, Ushtria e Kosovës pritet të ketë buxhet vjetor prej 98 milionë euro dhe 5 mijë ushtarë të rregullt dhe 3 mijë rezervistë. Në anën tjetër thuhet se Rusia fuqishëm përkrah Serbinë dhe është aleati i vetëm në Evropë. Kremlini vazhdimisht ka insistuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës jo vetëm që do të kishte pasoja për popullatën serbe, por edhe për gjithë Ballkanin.

Megjithatë sipas AP-së, Rusia zor se do t’i bashkohej Serbisë në çfarëdo veprimi ushtarak kundër NATO-së në Kosovë. Kjo për faktin se ushtria ruse nuk ka qasje në Serbi dhe Kosovë, pasi këto vende janë të rrethuara nga vendet që janë anëtare të NATO-së.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 600 ushtarë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës, dhe çdo sulm i Serbisë do të nxiste hakmarrje të ashpër. /Telegrafi/

Tags: KosovaSHBAushtria
Previous Post

ASH dhe LDSH, bashkojnë forcat për Malësinë ?

Next Post

Ekspozitë e fotografive në shënjë të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe promovimi i librit “Etnia dhe Hapësira”

Next Post
Ekspozitë e fotografive në shënjë të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe promovimi i librit “Etnia dhe Hapësira”

Ekspozitë e fotografive në shënjë të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe promovimi i librit "Etnia dhe Hapësira"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org