• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjeloshaj: Institucionet malazeze të ndalin kishën ortodokse serbe në uzurpimin e pronave etnike shqiptare

24 Tetor, 2018
in Lajme
Gjeloshaj: Institucionet malazeze të ndalin kishën ortodokse serbe në uzurpimin e pronave etnike shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Të nderuar miq,

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj u bëri sot thirrje institucioneve malazeze që të deklarohën publikisht, a mund t’a zgjidhin problemin dhe të ndalin Kishë Ortodokse Serbe në uzurpimin e tokave të banuara me shekuj prej shqiptarëve.

Nëse insitucionet nuk bëjnë punën e vet, Gjeloshaj paralajmëron se do të jemi të detyruar të marrin masa adekuate në përputhje me standardet demokratike dhe të civilizuara për mbrojtjen e etnosit shqiptarë në trojet e veta etnike në Mal të Zi.

“Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit po vazhdojnë punimet e paligjshme në “kishën”, e cila në Rumi u vendosë në mënyrë shumë misterioze, në vitin 2005 me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë së atëhershme të Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e institucioneve të Malit të Zi dhe kundër vullnetit të popullatës lokale.
Tani, brenda natës, metali është mbuluar me beton, domethënë është duke u ngritur “kisha” prej guri, për të cilën Qeveria e Malit të Zi ka sjellë Vendimin për t’a hequr atë, “tha Gjeloshaj për mediat malazeze.

Gjeloshaj rikujton që Kisha Ortodokse Malazeze ka kërkuar nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit që të zbatojë vendimin e vitit 2005, me të cilin Kishës Ortodokse Serbe i është dhënë urdhëri për të hequr kishën nga Rumija.

“Është e pakuptueshme që për më shumë se një dekadë autoritetet shtetërore të Malit të Zi, nuk mund të zbatojnë vendimet e tyre, dhe për këtë arsye ne jemi të detyruar, si parti nacionale, të rikujtojmë autoritetet shtetërore dhe të kërkojmë intervenim urgjente në zbatimin e ligjeve dhe heqjen e të ashtuquajturës kishë nga Rumija”, tha Gjeloshaj.

Siç shton ai, Alternativa Shqiptare konsideron se kisha e vendosur në Rumi, e cila është simbol i Malit të Zi multikulturor, nuk ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve të mira ndërnjerzore dhe ndërfetare në shtetin, të cilin e konsiderojnë si shembull në rajon.

“Nuk është e moralshme të ndërtohet kishë katolike në Plevlë, siç nuk është moralshme të ndërtohet xhamia në Zhablak, ne jemi krenarë që udhëheqësit fetarë të shqiptarëve nuk bëjnë akte të këtilla përfundon Gjeloshaj.

ASH

Tags: Alternativa Shqiptare (ASH)Nik Gjeloshaj
Previous Post

Komuna e Tuzit shpalli konkurs për hartimin e stemës dhe flamurit të komunës

Next Post

LDSH: Sllavizimi i trevave shqiptare në Malin e Zi po vazhdon

Next Post
LDSH: Sllavizimi i trevave shqiptare në Malin e Zi po vazhdon

LDSH: Sllavizimi i trevave shqiptare në Malin e Zi po vazhdon

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org