• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kuvendi i Kosovës voton Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

18 Tetor, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Kuvendi i Kosovës voton Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë sot dritën jeshile formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke votuar kështu tri Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Deputetët me 101 vota për miratuan në lexim të parë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, me 98 vota për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe me 96 vota pro shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të gjitha grupet parlamentare votuan pro transformimit të FSK-së në, me përjashtim të Listës serbe e cila bojkotoi seancën, raporton Telegrafi.

Përfaqësuesit e Grupeve parlamentare ndonëse theksuan meritat e secilës nga to për transformimin e FSK-së, ata vlerësuan se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes.

Në paraqitjen para deputetëve të Kuvendit, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha theksoi se hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së, raporton Telegrafi.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ditë më parë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha kishte dhënë edhe një rezyme për këto tri Projektligje:

1.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si  dhe do të ushtron funksionet e kompetencat  e saj në përputhje me Kushtetutën.

Po ashtu, ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

2.- Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale,  e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe  interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

3.- Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon  kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta,  paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

Është me rëndësi të theksohet se  në momentin e krijimit të rrethanave  të favorshme politike do të ndryshohet edhe emri përmes  procedurave të  ndryshimeve përkatëse kushtetuese.

Previous Post

Të rinjtë shqiptarë largohen nga Mali i Zi

Next Post

Ambasadori i Shqipërisë në MZ, Ridi Kurtezi, vizitoi Komunën e Tuzit

Next Post
Ambasadori i Shqipërisë në MZ, Ridi Kurtezi, vizitoi Komunën e Tuzit

Ambasadori i Shqipërisë në MZ, Ridi Kurtezi, vizitoi Komunën e Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org