• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 2 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Kujtime të njëzet e tetë miqve dhe dashamirëve për Gjergj Kalajn

28 Shtator, 2018
in Opinione/Editoriale
Kujtime të njëzet e tetë miqve dhe dashamirëve për Gjergj Kalajn
Share on FacebookShare on Twitter

Roli i Gjergj Kalajt  në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Nju-Jork dhe SHBA  ishte i shumë i madh . Të gjithë janë të një mendjeje  se Gjergj Kalaj ishte shumë mikpritës.

Shkruan Gjekë Gjonaj

Kur vdiq Gjergj Kalaj , në mars të vitit 2016 ,  komuniteti shqiptar  humbi një ndër veprimtarët e saj  më të angazhuar  dhe më të guximshëm  për çështjen shqiptare,  veprimtaria e të cilit  i tejkalonte kufijt e  fshatit të lindjes së tij  Pikalë ( Grudë) dhe të Malësisë . Për familjen e tij , kjo humbje  ishte dhe vazhdon të jetë e rëndë dhe e dhimbshme. Në mërgatën shqiptare në Shtete të Bashkuara të Amerikës  në  gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekull  do të radhitet ndër emrat  e paharrueshëm të mërgatës shqiptare, si  mikpritës, bujar, atdhetar , organizues dhe përbashkues në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve në Nju-Jork.

Jam njëri nga ata bashkëkombësit e tij që nuk e kam njohur personalisht, por që e kam respektuar  aktivizimin e tij  në manifestime , aksione politike dhe protesta  që zhvilloheshin në Nju-Jork e Uashington, kundër politikës serbe ,  në mbështetje të luftës çlirimtare që zhvillohej në Kosovë.

Në ceremoninë  e varrimit të tij në Tuz isha i pranishëm. Sikur të gjithë miqtë e dashamirët e tij  atë ditë u përkula para turpit të tij të pajetë në nderim të veprës së tij.  Ndërsa tani, pas dy vitesh e e gjysmë, falë   dhuratës së çmuar të  shokut tim  nga Nju-Jorku Ejll  Berishajt, kam në  dorë  librin “ Gjergj Kalaj  homazh për njeriun dhe patriotin e shquar”  të autorëve  Nasho Jorgaqi dhe Kristina Jorgaqi .

Ky libër , botimin e të cilit e mundësoi bashkëshortja e të ndjerit Gjergj Kalaj, Gjyste Kalaj, e ka prejardhjen në traditën e vëllimeve përkujtimore. Qëllimi i këtij  vëllimi  është modest:   synon që të ndriçojë edhe të vlerësojë në disa aspekte veprimtarinë  dhe punën e Gjergj Kalajt. Brenda kësaj kornize  janë botuar  artikujt në prozë e poezi  ( kujtimet) e njëzet e tëtë  miqve e dashamirëve  me profesione të ndryshme të ndryshme të Gjergj Kalajt  ( nga hapësira mbarë shqiptare, si: Akademik Rexhep Qosja, dr. Bardhyl Reso, Ramiz Llapashtica, Luan Pobrati, Gjergj Uli, Nasho Jorgaqi,  Pal Neçaj, Skënder Duka,  Sadije Agolli, Naim Balidemaj,  Rexhep Vuçetaj,  Indrit Reso, Ndue Sinishtaj, Bruno Selimaj, , Dedë Kolë Miri Dedvukaj, Jorgo Melica, Shpend Haxhaj, Qazim Dodaj, Stephen Kauifman,  Gjeto Sinishtaj, Dilaver Avdiu, Dedë Camaj , Ndue Kalaj,Gjyste Kalaj, Nosh Rrok Camaj, Dedë Dushaj, Luigj Gjokaj dhe  Isa Breçani.

Në librin   me kujtime për Gjergj Kalajn, me dëshirën ( amanetin) e tij ,  është përfshirë edhe  monografia   kushtuar Norës së Hotit , kësaj figure herioike   dhe një fotoalbum .  Po ashtu në faqet e këtij libri është botuar edhe Fjala e mbajtur me rastin e dhënies  së Çmimit të Mirënjohjes së Gjergj Kalajt ( pas vdekjes) si “ Veprimtar i çështjes kombëtare”, ku ndër të tjera thuhet “ … Në diasporën shqiptare të SHBA nuk ka demonstratë apo manifestim me motive kombëtare, që të mos lidhet në një formë a  në një tjetër me  angazhimin e Gjergj Kalajt, e ku të mos ishte i pranishëm…”

Është me rëndësi të thuhet se të gjithë autorët në kujtimet e veta e vlerësojnë lartë , veprimtarinë, kontributin dhe atdhedashurinë  e madhe  në shërbim të çështjes kombëtare.  Ata thonë se roli i Gjergj Kalajt  në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Nju-Jork dhe SHBA  ishte i shumë i madh . Të gjithë janë të një mendjeje  se Gjergj Kalaj ishte shumë mikpritës. Se dyert    e shtëpisë së tij  ishin gjithmonë të hapura.  Se ishte burrëror e i buzëqeshur. Fisnik  e trim i provuar. Bujar i papërsëritshëm. Burrë i fjalës dhe i besës. Shqiptar i pashëm i kulluar i cili  ndodhej përherë aty  ku ndodhej interesi i atdheut dhe i kombit. Aktivist i zjarrtë dhe njeri i papërtuar për të përmbushur çdo nevojë të komunitetit shqiptar në Nju-Jork e më gjerë. Njeri me aftësi të veçanta për të  hyrë në shpirtin e njerëzve. Ishte , siç më tha një bashkatdhetar nga Nju-Jorku, njëri ndër bijtë më fisnik e besnik të Malësisë, një atdhetar i vërtetë.

 


 

Tags: Gjekë GjonajGjergj Kalaj
Previous Post

Shqipëria fiton Malin e Zi në Tuz

Next Post

Banorë të fshatit të Sukruqit të epërm vuajnë mungesën e energjisë elektrike cilësore

Next Post
Banorë të fshatit të Sukruqit të epërm vuajnë mungesën e energjisë elektrike cilësore

Banorë të fshatit të Sukruqit të epërm vuajnë mungesën e energjisë elektrike cilësore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org