• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Në Malësi hapet shkolla e tenisit

17 Korrik, 2018
in Sport
Në Malësi hapet shkolla e tenisit
Share on FacebookShare on Twitter

Në Malësi para një muaji është hapur Shkolla a Parë e Tenisit, një sport ky elitar por i ri dhe i munguar në trevën e Malësisë. Themelimi i kësaj shkolle private është realizuar me iniciativë të Z. Pashko Dedvukaj, një sportist i suksesshëm me një përvojë disavjeçare në sportet marciale duke qenë se në Malësi fatkeqësisht nuk kemi asnjë të tillë, qoftë publike apo private.

Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, Dedvukaj vë në dukje se pse vendosi të hap një shkollë të tillë në Malësi e cila është mirëpritur në një masë të gjerë nga të gjitha moshat, fëmijët e të rriturit.

“Duke qenë se në Malësi nuk kemi pasur një shkollë të këtij lloj sporti, e duke u lodhur çdo ditë t’i dërgojmë fëmijët në Podgoricë për të ushtruar këtë sport, mendova që e kemi të nevojshme një shkollë të tillë edhe ne në Malësi. I nxitur nga këto rrethana, definitivisht e realizova këtë ide, duke e hapur këtë shkollë tenisi e cila punon në kushte optimale dhe bashkëkohore e që në vazhdim do të modernizohet dhe do të pajiset me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimin e këtij lloj sporti”, u shpreh Dedvukaj.
Hapja e Shkollës së Tenisit në Tuz është pritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë ata që synojnë të merren me këtë lloj sporti dhe aktualisht këtë shkollë sipas Dedvukajt e ndjekin 15 persona të cilët i ushtron dy herë në javë trajneri i licencuar (profesionist) nga Podgorica Aleksandar Tomiq.

“Numri i të regjistruarve në këtë shkollë do të rriten në vazhdim pasi interesimi është i lartë. Trajneri është profesionist dhe jo i rëndomtë për këtë sport pasi trajnerë të tillë kemi shumë pak  në të gjithë Malin e Zi. Dy muajt e parë kjo shkollë për femra do të jetë falas sepse në synojmë që edhe femrat të fillojnë t’i hyjnë këtij lloj sporti dhe të integrohen në mënyrë të barabartë sikurse edhe mashkujt. Çmimi për këtë shkollë kushton 40 euro në muaj, me dy termine gjatë javës. Kam vendos të njëjtin çmim sikurse e kanë shkollat e këtij lloji në Podgoricë”, theksoi Dedvukaj.

Qëllimi kryesor i hapjes së shkollës së parë të tenisit në Malësi – shton ai – është që fëmijët dhe të rinjtë të aktivizohen më shumë në sport, të kenë stile të shëndetshme të të jetuarit dhe të largohen nga fenomenet negative dhe nga rruga. /Koha Javore/

Tags: Tenis
Previous Post

Heshtja e partive shqiptare në Ulqin të vret dhe të provokon

Next Post

Ministri i kulturës reagon për çetnikët por jo për Shasin

Next Post
Ministri i kulturës reagon për çetnikët por jo për Shasin

Ministri i kulturës reagon për çetnikët por jo për Shasin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org