• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Dedvukaj: Kuvendi i KKSH-së i kurdisur ndërmjet partive politike

17 Maj, 2018
in Opinione/Editoriale
Dedvukaj: Kuvendi i KKSH-së i kurdisur ndërmjet partive politike
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Marash Dedvukaj

Të dielën e kaluar është mbajt Kuvendi i tretë Zgjedhor i Këshillit Kombëtar (Politiko- Tregtar) Shqiptar. E kisha quajtur kështu dhe më së miri është që edhe të emërohet i tillë Politiko-Tregtar se sa Kombëtar. I themi Kuvend e në fakt ka mundur të emërohet me çdo emërtim tjetër por jo Kuvend, nga fakti se si ecja puna dhe rezultati nuk i ka ngjarë një kuvendi të rëndomtë përveç se po prezenca e mjaftueshme e Elektorëve.

Kuvend të cilit i ka munguar transparenca. Në radhë të parë ka munguar Raporti i Punës 4 vjeçare të Këshillit dhe ai kryesori Raporti Financiar që duhet patjetër të prezantohet para Elektorëve prezent. Të jam i sinqertë se nuk dyshoj në shpërndarjen e mjeteve por prapëseprapë është dashtë të prezantohet Raporti Financiar.

Në fjalën time unë edhe potencova këtë nga fakti se me një veprim të tillë i jepet kredi Këshillit të posa zgjedhur të veprojë në të njëjtën mënyrë. Por le të veprojë se pothuajse të njëjtit persona edhe do ta udhëheqin.

E kam të qartë se 16 anëtar duhet të vijnë nga fusha e politikës por nuk e kamë të qartë që edhe 15 të tjerët të vijnë nga kjo fushë. Mendoj se kishte qenë më mirë që 15 të tjerët të jenë Apolitik e jo krejt këshilli të jetë në duar të politikanëve “të sinqertë” shqiptar. Sikur të isha pyetur unë kurrë dhe asnjëherë asnjë politikan nuk kishte qëndruar prapa Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Edhe kësaj radhe u pa forca politike e kurdisur ndërmjet partive politike, me ç’rast mbetën jashtë disa zona shqiptare pa pas përfaqësues të vetin në Këshill. Si mos të mbesin jashtë kur çdo gjë ka qenë e kurdisur shumë kohë më parë e vetëm se është dashtë të veprohet sipas urdhëresës të kompetentëve.

Disa nuk e kanë ditë këtë tregti e disa të tjerë e kanë pas të njohur dhe nuk kanë dëshirua të jenë pjesë e këtij cirku politik. Kjo është arsyeja që them kanë mbetur jashtë.

Kjo situatë nuk shkon në të mirën e Shqiptarëve të sinqertë por them as në të mirën e disa personave dhe partive të cilat e kanë politizuar dhe privatizuar Këshillin Kombëtar.

Pra unë nuk kam përgjigje por pyes nëse ka të sinqertë PSE dhe deri kur Kështu.

Tags: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH)Marash Dedvukaj
Previous Post

Na ishte dikur Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Next Post

Revista „Forbes” Milo Djukanovic me vëlla dhe motër sipas disa llogaritjeve kanë 136 milion euro

Next Post
Revista „Forbes” Milo Djukanovic me vëlla dhe motër sipas disa llogaritjeve kanë 136 milion euro

Revista „Forbes” Milo Djukanovic me vëlla dhe motër sipas disa llogaritjeve kanë 136 milion euro

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org