• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Pak më shumë respekt për krijuesit e artit, kulturës e shkencës

11 Maj, 2018
in Opinione/Editoriale
Gjonaj: Pak më shumë respekt për krijuesit e artit, kulturës e shkencës
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj 

Shënimi  i njëvjetorit të  vdekjes së piktoritakademik nga Ulqini Rudi Gogës, organizuar  nëqytetin e tij të lindjes të  premten  e kaluar  ngaShoqata e Intelektualëve “ Art Club”, ishte  iqëlluar dhe për çdo  lëvdatë.  Me këtë aktivitet, edhe pse pa pjesëmarrjen e asnjë zyrtari vendor  e pelitikani, shoqata  tregoi se nuk harroi pa e përkujtuar anëtarin dhe njërin ndër themeluesite saj të shquar i cili kanë lënë gjurmë tëpashlyera me krijimet e  tij arrtistike në  fushënartit pamor.

Edhe kritikët e  tij  më të ashpër besoj se pajtohen se ai  ishte dhe mbeti një artist iveçantë, i njohur në qarqet kombëtare, i cili mëtepër është nderuar e respektuar kudo tjetër mëshumë se sa në Ulqin.  Megjithatë, institucionetpërkatëse vendore  kam  bindjen e plotë se   nëvazhdimësi janë ndierë  të  “ mërzitura” nga krijimtaria  e tij produktive artistike e Rudi Gogës,  dhe se nuk deshtën apo nuk ditën  tëvlerësojnë  këtë pasuri artistike që la trashëgim. Po përmendi një fakt të dhimbshëm kur piktoriGoga  kishte planifikuar ekspozitën e tij nëGjemani dhe   nga  arka e Komunës së Ulqinitpër këtë veprimtari, në të cilën  prezentohejedhe Ulqini, siç më tregoi ai, i kishin dhënëvetëm 100 euro. Ky mosvlerësim   pa meritë ipiktorit Goga në veçanti dhe i figurave të tjera tëdalluara të kulturës dhe artit në shoqërinëshqiptare  është një problem  i madh  që duhettë na shqetësojë të gjithëve. Këtë shqetësim  e vuri në dukje  edhe panelisti  i kësaj mbrëmjepiktori Qazim Muja  duke  pyetur: “  Sa e vërejtëm ne piktorin e mirënjohur Rudi Goga sa ishte i gjallë , sa e vërejmë dhe sa interesohemi për veprën e tij tani kur nuk jeton më, dhe a është vallë ky një shqetësim për të gjithë piktorët? Ka vallë ndonjë institucion apo ndonjë subjekt tek shqiptarët në Malin e Zi që të vërë dorë mbi këto vepra, sadopak që kanë mbetur, pa u zhdukur fare, së paku një koleksion për gjeneratat e ardhshme si dëshmi se këtu jetoi dhe krijoi vepra me vlerë një artist që i kaloi kufijtë e artit kombëtar, duke lënë pas vepra të veçanta dhe me shumë vlerë artistike, si pjesë e kulturës sonë dhe si pjesë përbërëse e atij trungut artistik gjithëkombëtar”.

Përgjigjja ime është: Shumë pak, për të mos thënë aspak! Të bësh art ( kulturë) në Ulqin dhe në trevat tjera të banuara me shqiptarë në Mal të Zi është problem shumë i madh, pasi  pasohet nga  vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë,  dhe se artin ( kulturën) në përgjithësi institucionet  e mbajnë të izoluar, duke mos kontribuar sa duhet  në ruajtjen e  veçorive të mirëfillta të vlerave artistike e kulturore  të cilat krijuesit  shqiptarë i kultivojnë.

Mendoj  se është e rëndësishme  që të mos zvogëlohet  rëndësia e krijimtarisë artsitike eRudi Gogës, dhe e krijuesve tjerë të mirëfilltë  shqiptarë , por  të përshëndeten të lavdërohen të gjitha arritjet e tyre  të shumta. Vlerësimi institucional i krijimtarisë së tyre  kulturore e, artistike e shkencore luan një rol të rëndësishëm për kulturën  e këtij qyteti , ngaqë pranimi i  krijuesve në përgjithësi  tregon për kulturën që e posedon një qytet, një vend.

Ulqini në fushën e artit vërtetë ka një vlerë që quhet Rudi Goga së bashku me krijuesit e tjerë. Andaj më shumë respekt, më shumë vlerësim për këto figura të ndritura të këtij qyteti të lashtë. Zyrtarë e pushtetarë  vendorë e qëndrorëshqiptar   mos  vazhdoni të mos çani kokën  për  doajenët e kulturës dhe të artit, apo edhe përpjesën tjetër të intelektualëve, që kanë bërëemër jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve tështetit ku jetojnë ose kanë jetuar, duke  e bërë tënjohur  Ulqinin, Anën e Malit, Krajën, Malësinë– Tuzin, Rozhajën, Plavën e Gucinë  jashtë Malittë Zi.

Duhet ta kuptojmë se vlerësimi i njerëzve tëkulturës, artit e shkencës dhe çështja e emancipimit  tonë   kulturor e artistik ështëçështje e përcaktimit dhe zhvillimit  të identitetittonë kulturor pa të cilin nuk mund të pozicionohemi  në integrimet evropiane. Mos tëharrojmë  se një komb shquhet edhe përidentitetin kulturor.Dhe, po u shua ky identitet, kombi vdes.

Previous Post

Veprat e Robert Camaj nxjerrin në dritë të vërtetën e dhimbshme për shqiptarët

Next Post

BE-ja paralajmëron Malin e Zi pas plagosjes së gazetares, perspektiva evropiane e MZ në pikëpyetje!

Next Post
BE-ja paralajmëron Malin e Zi pas plagosjes së gazetares, perspektiva evropiane e MZ në pikëpyetje!

BE-ja paralajmëron Malin e Zi pas plagosjes së gazetares, perspektiva evropiane e MZ në pikëpyetje!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org