• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Haradinaj i kundërpërgjigjet Erdoganit: Askush s’mund të përzihet në punët e Kosovës

3 Prill, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Haradinaj i kundërpërgjigjet Erdoganit: Askush s’mund të përzihet në punët e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është kundërpërgjigjur kritikave të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se të gjithë duhet ta dinë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, zgodhi një veprimtari pëkrujtimore me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, i cili për 25 vjet kishte luftuar kundër pushtimit osman.

“Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë vetëm ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.

Ai tha se në Kosovë respektohen të gjitha komunitetet, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Në ditët e shënimit të Vitit të Skenderbeut, kryeministri i Kosovës tha se duke përkujtuar Gjergj Kastrioti Skenderbeun dëshmohet se shqiptarët i kanë rrënjët e thella e po ashtu edhe Kosova.

“Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’u them se nuk na njohin, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë që të na njohin, se kurrë nuk është në traditën tonë që të hysh në punët e shtëpisë së dikujt tjetër”, theksoi Haradinaj.

Presidenti turk, Erdogan të shtunën e ka kërcënuar kryeministrin Haradinaj “se do të paguajë”, pasi Haradinaj është shprehur kundër deportimit të gjashtë shtetasve turq. Haradinaj, pas kësaj ngjarjeje, ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi.

Një ditë më pas, Erdogan ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq, por e ka kritikuar sërish Haradinajn, duke thënë se “ e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Ata bënë detyrën e tyre”.

Më 29 mars, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar dhe më pas dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej tyre ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.

Erdogan e fajëson klerikun fetar, Fethullah Gulen se qëndron prapa një tentim grusht-shteti më 2016.

Tags: ErdoganRamush Haradinaj
Previous Post

Shaptafi: Sa kushton fytyra e kombit

Next Post

Njoftim: Homazh në Bratilë 

Next Post
Njoftim: Homazh në Bratilë 

Njoftim: Homazh në Bratilë 

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org