• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Erdogan kërcënon Haradinajn

31 Mars, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Erdogan kërcënon Haradinajn
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Erdogan, në fjalimin e sotëm, ka kritikuar kryeministrin e vendit, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi. Shkarkimi i tyre erdhi si përgjigje e arrestimit në Kosovë dhe deportimit në Turqi të 6 shtetsve turq në një proces sekret, duke mos rrespektuar ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, dhe në padijeni të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe të protestojnë kundër Haradinajt.

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë 6 prej këtyre (FETO) i kapën këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan dhe i sollëm. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, tha presidenti Erdogan, gjatë fjalimit, raporton AA, përcjell Telegrafi.

Më tej Erdogan, gjatë fjalimit, e ka quajtur kryeministrin Haradinaj “kukull”, litarët e të cilit i lëvizin të tjerët.

“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të merr fund”, tha Erdogan.

Ndërkaq, gjatë fjalimit të tij Erdogan ka përgëzuar Agjencinë  Turke të Inteligjencës (MIT) që sipas tij ka arrestuar pjesëtarët  e organizatës që ai e konsideron terroriste.

Ata janë dërguar në  Turqi me një aeroplan të posaçëm nga ana e MIT.

Këshilltari i Haradinajt: Kryeministri nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit turk, Erdogan, i cili tha se Haradinaj do të marrë përgjegjësi për veprimet e tij, pas arrestimeve të shtetasve turq.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se pozicioni i Erdoganit është tregues që kryeministri nuk e ka ditur dhe nuk është pjesë e filmit ‘Deportimi’.

“Dy çështje dua ti them: 1. Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcnohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.  2. Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, ka shkruar Tahiri.

Kryeministri Haradinaj nuk ka dashur t’i komentojë kërcënimet e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Kosova ta tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ish – diplomati kosovar, Lulzim Peci, ka kërkuar veprime nga shteti i Kosovës, pas kërcënimit të hapur që presidenti turk i ka bërë kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë si hap të parë duhet tërhequr në konsultime Ambasadori kosovar në Ankara.

Ndërsa, Peci tash drejtor i KIPRED-it, ka thënë se pas kësaj deklarate të Erdoganit ndaj Kryeministrit te Kosovës, Qeveria duhet ta tërheq në konsultime Ambasadorin e Kosovës në Ankara dhe se paku t’i dërgoj demarsh ambasadores turke në Prishtinë.

Tags: ErdoganRamush Haradinaj
Previous Post

Protestë kundër tarifave në “Rrugën e Kombit” Shqipëri – Kosovë

Next Post

Urime festën e Pashkëve

Next Post
Urime festën e Pashkëve

Urime festën e Pashkëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org