• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Grupi Parlamentar i Republikës së Kosovës, vizitë zyrtare në Malësi

27 Shkurt, 2018
in Lajme
Grupi Parlamentar i Republikës së Kosovës, vizitë zyrtare në Malësi
Share on FacebookShare on Twitter
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, të filluar në Komunat e Plavës dhe Gucisë, Grupi Parlamentar i Republikës së Kosovës, gjegjësisht Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Nait Hasani kryetarë i komisionit, pastaj deputetët Rasim Selmanaj,Valon Ramadani, Fisnik Ismaili, Arban Abrashi, Ismet Rrahmani, Milaim Zeka, Albert Kinolli si dhe koordinatoret e Komisionit Drita Morina, Mirjeta Heta dhe Kimete Cimili, delegacion ky i përbërë nga deputetët e të gjitha partive parlamentare në Kosovë, vizituan edhe Malësinë.

Gjatë vizitës zyrtare në Tuz, ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq dhe kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj, me bashkëpunëtorë.

Përpos zyrtarëve në Tuz, ata patën takime edhe me Kreun e Lidhjes Demokratike Shqiptare në Plavë Guci dhe në Malësi.

Siç u theksua qëllimi i kësaj  vizitë kishte të bënte me shkëmbimin e përvojave lidhur me disa ligje, por edhe për të dëgjuar vlerësimet për progresin e Malit të Zi.

Në të njëjtën kohë, parlamentarët kosovarë i kishin vënë vetes për qëllim që, nga dora e parë, të njihen me hallet e shqiptarëve në MZ.

Gjatë takimeve apostrofuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe ndihmesën që Kosova mund t’ia ofrojë popullit shqiptar në Malin e Zi, sidomos në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

Delegacioni kosovar u shpreh se Tuzi është një pikë e veçantë e interesimit të Kosovës për bashkëpunim, për shkak të marrëdhënieve të mira me Malin e Zi, por veçanërisht me raportet e mira me shqiptarët që jetojnë në këtë komunë, duke theksuar se besojnë se Tuzi, do të jenë edhe në të ardhmen pikë e forcimit të bashkëpunimit.

Nga biseda që u zhvillua në Tuz, parlamentarët kosovarë shprehen gatishmëri që të gjitha kërkesat tona t’i prezantojnë në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, por kërkuan dhe nga zyrtarët e komunës që të bëjnë kërkesa më të mëdha, që shqiptarët të punësohen më shumë në administratë shtetërore, sidomos në pika kufitare, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar.

Po ashtu u fol edhe për ndërtimin e rrugës lidhëse Plavë-Deçan, në pjesën e Malit të Zi, pasi që siguruan se nga ana e Kosovës kjo rrugë do të përfundoj brenda dy viteve. / Albert Camaj /

 

Lexoni postimin e deputetit të Vetëvendosjes Fisnik Ismaili në FB:
Me kolegët deputetë të Komisionit për Administratë Lokale dhe Media, po i kalojmë disa ditë në Mal të Zi. Para se me i vizitue deputetët dhe zyrtarët e qeverisë së Podgoricës për çashtjet e Ligjit për Prishtinën, i kaluem dy ditë në Plavë, Guci e Tuz edhe mësuem shumë për shqiptarët e këtij rajoni.Që kanë probleme, e kemi dijtë gjithmonë. Por pakkush është në dijeni se janë kaq të theksueme, posaçërisht shpërngulja masive e shqiptarëve nga ato troje. Mësuem se duhet me e shtye çështjen e pikës kufitare dhe rrugës që e lidhë Malësinë me Deçanin.

Poashtu u njoftuem me një projekt ide që kish me e lidhë masivin e Bjeshkëve të Nemuna në tri shtetet, që kish me i ngjallë Rugovën, Malësinë, Thethin e Valbonën, në një resort fenomenal turistik të përbashkët. Duhet shty të tri qeveritë shuuuuumë për vullnet e realizim të këtij projekti.

Sot u diskutie edhe Ligji për RTK-në nga pikëvështrimi i drejtoreshës së RTCG (Radio Televizioni i Malit të Zi) edhe hapësira që iu jepet shqiptarëve në televizionin e këtushëm publik.

Falënderim të veçantë të gjithë njerëzve të mirë që na pritën aq mirë në Plavë, Guci e Tuz, dhe Ambasadorit Skender Durmishi, që na mirëpriti gjatë këtij udhëtimi (foto në Ambasadë) .

Mbas kësaj, pritet që Ligji për Prishtinën me u procedue tutje, bashkë me Ligjin për RTK-në, edhe shumë, shumë punë e vullnet për realizimin e rrugës Plavë-Deçan.

 

 
 
Tags: Rasim SelmanajFisnik IsmailiGrupi Parlamentar i Republikës së KosovësMialim ZekaNait Hasani
Previous Post

Seanca e II-të e Kuvendit të Tuzit, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe përplasjet pozitë-opozitë

Next Post

Dëbora zbardhë Malësinë (foto)

Next Post
Dëbora zbardhë Malësinë (foto)

Dëbora zbardhë Malësinë (foto)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org