• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kryeministri malazez Markovic në Kosovë – Demarkacioni me Kosovën punë e kryer. Malazezët në Kosovë të njihen me Kushtetutë

15 Shkurt, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Kryeministri malazez Markovic në Kosovë – Demarkacioni me Kosovën punë e kryer. Malazezët në Kosovë të njihen me Kushtetutë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic u prit të mërkurën në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Për Malin e Zi, Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Kosovën është rrumbullakuar me ratifikimin e saj në Kuvend, ka deklaruar në Prishtinë, kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilluan në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Kur është fjala për Malin e Zi, çështja e Marrëveshjes së demarkacionit është e rrumbullakuar (përmbyllur) me ratifikim në Kuvend, kurse në Kosovë, Kuvendi nuk e ka ratifikuar atë”, tha Markovic.

“Mendoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira që ta kemi marrëveshjen e ratifikuar”, theksoi ai, duke shtuar se me këtë hap, Kosova do të përfitonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Megjithatë, çështja e demarkacionit mbetet ende e hapur ne aspektin ndërkombëtar, përderisa Kosova nuk e ka ratifikuar marrëveshjen.

Pikërisht rreth çështjes së Demarkacionit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në Prishtinë njihet edhe si kundërshtari më i ashpër i Marrëveshjes së nënshkruar në gusht të vitit 2015 nga ana e ish-ministrit të Jashtëm të Jashtëm të Kosovës, përkatësisht presidentit aktual Hashim Thaçi, me mbështetjen e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Ka një vullnet të mirë që të gjendet dalja nga gjendja në të cilën jemi dhe kam shpresë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Haradinaj, duke mos dhënë detaje tjera.

“Kemi disa çështje të hapura, por të cilat do të gjejmë përgjigje cilësore në të ardhmen”, theksoi Markovic.

Kryeministri i Malit të Zi ka kërkuar që komunitetit malazias në Kosovë, të njihet me Kushtetutë, me çka do të njihej si pakicë kombëtare. Sipas tij, kryeministri Haradinaj i kishte premtuar rregullimin e statusit të komunitetit malazias në Kosovë.

Markovic tha se nuk ka ardhur në Prishtinë për ndonjë marrëveshje, por u shpreh i bindur se Qeveria e Kosovës do të zgjidhë problemin me statusin e komunitetit malazias.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se vizita e Markoviqit, paraqet një moment historik për Kosovën dhe Malin e Zi, vende këto që kanë raporte të mira që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej.

Duke u ndërlidhur me pozitën e komunitetit malazias në Kosovë, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës po zbaton një plan aksionar, sipas të cilit do të dalin edhe rezultate konkrete.

“Në Kosovë ka një unitet që të respektohen kërkesat e komunitetit serb. Vonesat nuk janë rezultat i kundërshtimit të njohjes së komunitetit malazias me Kushtetutë, por më shumë është problemi i ndryshimit të Kushtetutës”, tha Haradinaj.

Kryeministri Markovic, të enjten do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. /REL/MALESIA.ORG/ 

Tags: Dusko MarkovicKosovaMali i ZiRamush Haradinaj
Previous Post

Largohet flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës, vendoset flamuri shtetërorë i Kosovës

Next Post

Majko: Qëllimi ynë, ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

Next Post
Majko: Qëllimi ynë, ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

Majko: Qëllimi ynë, ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org