• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Armand Duka rizgjedhet për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit

8 Shkurt, 2018
in Sport
Armand Duka rizgjedhet për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit
Share on FacebookShare on Twitter

Armand Duka është rizgjedhur për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit pas votimit të mbajtur ditën e sotme në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore. Duka ka marrë 38 vota në raundin e dytë, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino ka marrë 24 vota, ndërsa 3 të tjera rezultuan të pavlefshme.

 Në raundin e parë të votimit, asnjëri nga 3 kandidatët nuk mundi të merrte 2/3 e votave, ndërsa në votimin e dytë Armand Duka ka siguruar mbi 50% të votave duke siguruar edhe mandatin e tij të pestë.

Në raundin e parë, Armand Duka, mori 39 vota, ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota dhe 4 vota u shpallën të pavlefshme. Asnjë votë për kandidatin tjetër Shpëtim Hala.

Asambleja zgjedhore e Federatës filloi punimet në mëngjes, në prani të 65 anëtarëve me të drejtë vote, nga 66, sepse në Asamble mungoi Bilishti.

Vëmendja e të gjithëve u përqendrua te gara për kreun e federatës, ku garonin tre kandidatë: presidenti Armand Duka, që kërkonte një mandat të pestë, deputeti socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtari Shpëtim Hala.

Pas fjalës që kandidatët mbajtën përpara anëtarëve të asamblesë, ku nuk munguan akuzat e kandidatit Fino ndaj punës së deritanishme të federatës së drejtuar nga Armand Duka, u kaluar në votimin e parë, atë për kreun e federatës. Ndërsa tensionet në prag të këtij votimi ishin shumë të larta, brenda në Asamble votimi u zhvillua mjaft qetë.

Me daljen e rezultatit të dy rivalët të shtrënguan duart njëri-tjetrit, kurse Bashkim Fino e uroi Armand Dukën me fjalët “Urime”. Por kjo nuk do ta pengojë ta ankimojë çështjen në gjykatë.

Top Chanel

Tags: Armando DukaFSHF
Previous Post

KSHZ i jep mandatin e Forcës Partisë Boshnjake

Next Post

Gjekë Gjonaj: A (s’) janë shqiptarët e denjë të qeverisin me Ulqinin

Next Post
Gjekë Gjonaj: A (s’) janë shqiptarët e denjë të qeverisin me Ulqinin

Gjekë Gjonaj: A (s’) janë shqiptarët e denjë të qeverisin me Ulqinin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org