• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Një Komb, dy qeveri; Shqipëri-Kosovë nënshkruajnë 12 marrëveshje

28 Nëntor, 2017
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Pas nënshkrimit të 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit, Rama dhe Haradinaj dolën në një konferencë për mediat.

“Mbledhja flet vetë për një bilanc arritjesh të rëndësishme dhe angazhimesh të rëndësishme, bazuar mbi sa kemi bërë deri më sot. Ne kemi marrë këto angazhime mbi bindjet se ka ende shumë për të bërë dhe mundësitë janë aty. Praktikisht, që nga mbledhja e parë në Prizren, ne kemi pasuruar këtë kuadër bashkëpunimi me disa pjesë të rëndësishme”, u shpreh Rama.

Rama iu përgjigj edhe pyetjes se këto mbledhje mund të interpretohen si provokime në Serbi.

“Mbledhjet nuk janë provokime, por takime për të bërë më mirë ato punë që kemi bërë dhe kemi mundësi të bëjmë shumë më tepër. Janë hapa të mirëpërcaktuar në një drejitm të përbashkët strategjik. Pavarësisht se jemi të ndarë në dy shtete, bota shqiptare është një”, u shpreh ai.

Kryeministri i Shqipërisë vlerësoi nga marrëveshjet atë për diasporën, ku Tirana dhe Prishtina do të veprojnë me nisma të përbashkëta dhe u ndal edhe tek unifikimi doganor.

“Jemi duke pritur unifikimin doganor. Janë disa akspekte të thjeshta teknike që duhet të finalizojë pala e Repulbikës së Kosovës. Ne jemi gati. Për këtë do të vazhdojmë me heqjen e barrierave jo tarifore dhe lehtësimin e mëtejshëm të qarkullimit. Për këtë po punojmë për një sistem administrimi të pikës së kontrollit kufitar, që të jetë shumë më fleksibël dhe ta bëjë shumë të lehtë qarkullimin e njerëzve, por edhe të mallrave”, deklaroi Rama.

Ramush Haradinaj vlerësoi vendin e zgjedhur për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive si simbolikë e goditur.

“Korça është qendra e Rilindjes tonë. Jam i gëzuar që përmbyllëm këtu 12 marrëveshje të ndërsjellta”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se po punohet intensivisht për thjeshtimin edhe më tej të kalimit kufitar mes dy vendeve.

“Kemi edhe një protokoll për kalimin e kufirit, që lehtëson krejtësisht kalimin dhe po punojmë në unifikimin doganor. Kosova është mbrapa në këtë proces, megjithatë po punojmë”, deklaroi Kryeministri i Kosovës.

Të martën, dy Kryeministrat së bashku me anëtarët e kabineteve të tyre do të udhëtojnë drejt Vlorës, ku do të jenë pjesë e ceremonive që do të zhvillohen për 105-vjetorin e Pavarësisë.

Marrëveshjet

Mbledhja e dy qeverive në Korçë përfundoi me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministrat e kabinetit Rama dhe Haradinaj firmosën memorandume bashkëpunimi në fushën e mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën.

U nënshkrua gjithashtu një protokoll teknik mes dy ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore dhe joshtazore mes dy vendeve.

Gjithashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit europian.

Tags: KosovaShqipëria
Previous Post

Disfatë e thellë e partive shqiptare në zgjedhjet lokale në Malësi!

Next Post

Alternativa Shqiptare: Ky rezultat, nuk na kënaqë aspak

Next Post

Alternativa Shqiptare: Ky rezultat, nuk na kënaqë aspak

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org