• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Demarkacion apo zgjerim territorial i radhës për Malin e Zi?

8 Maj, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe vetë historianët malazez e pranojnë faktin se pa ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës, në fund të shekullit 19-të, Mali i Zi sot do të ishte gjithënjë një vend me madhësinë e një principate, pra me një sipërfaqe dy herë më të vogël se sa sot. Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit në vitin 1878 kishte 4,405 km² kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e ekspanzionit territorial të Malit të Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare. 
Është shumë interesant se edhe pas 139 viteve të Kongresit së Berlinit, vendimet e së cilit dyfyshuan territorin e Malit të Zi, duket sikur ambicijet territorriale të këtij shteti po dalin në sipërfaqe përsëri, tani në formën e të ashtuquajturit demarkacion të kufirit me shtetet e tij fqinjë. Këto ambicije vërehen posaçërisht me rastin e përcaktimit të kufirit me Kosovën, ku Mali i Zi kërkon që të dëpërtoj 8 kilometra brenda kufirit të Kosovës dhe të përvetësoj rreth 8000 hektarë të territorit të saj.

Mu për këte arsy çështja e përcaktimit të kufirit, e njohur si Marrëveshja e demarkacionit në mes Malit të Zi dhe Kosovës, ka hasur në reagim të ashpër të opinionit të gjërë shqiptar dhe ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës për shkak të kundërshtimit të partive opozitare dhe mungesës së votave të mjaftueshme. Bashkimi Europian është duke bërë presion ndaj Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës (!?).

 Mendoj se BE do të duhej të sillet në mënyrë të paanëshme ( neutrale) me rastin e çështjeve të hapaura kufitare në mes dy vendeve, së paku do të duhej që mos t’i vendoste kushte njërës palë, në këtë rast Kosovës, por të rekomandoj rrugën dhe mundësinë e zgjidhjes së problemit qoft ajo edhe përmes procesit legal siç është arbitrazhi ndërkombëtar.
    Mali i Zi nuk ka pretentime kufitare, vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj dy shteteve të tjera fqinjë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe mundohet që të me çdo kusht çështjet e kontestuara të kufirit ti zgjidh në favorin e vet, pra duke përfituar territor. Derisa me Bosnjën dhe Hercegovinën , ia ka arritur qëllimit, duket sikur me Kroacinë do ta kenë pak si vështirë duke pasur parasysh se Kroacia nuk lëshon pe edhe aq lehtë kur është çështja për territorin e saj.
Me Bosnjën dhe Hercegovinën,vendi kontestues është Sutorina, i cili ka dalje në det,përkatësisht në Bokën e Kotorrit dhe ka një sipërfaqe prej 84,000 metra katrorë . Që nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878 e deri pas Luftës së Dytë Botërore , konkretisht deri në vitin 1947, territori i Sutorinës ishte pjesë e BH e cila gjatë asaj periudhe ishte pjesë e Austro-Hungarisë dhe Jugosllavisë së parë, kurse u bë pjesë e RS të Malit të Zi me formimin e Jugosllavisë së dytë.Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteteve’90-ta, Suturina kalon nën kontrollin e Malit të Zi.Shumë intelektual dhe disa zyrtarë të Bosnjës janë të mendimit se Sutorina është grabitur ilegalisht nga Mali i Zi në vitin 1945.               Edhe përkudër kësaj, me 26 Gusht të vitit 2015, dy qeveritë e vendeve përkatëse nënshkruan marrëveshjen e kufirit në Vienë , e cila i jep soverenitetin Malit të Zi mbi Sutorinën, dhe në këtë mënyrë Mali i Zi u zgjerua edhe për 84,000 metra katrorë.

Kurse me Kroacinë , vendi kontestues është një siujdhesë me emrin Prevlaka, i cili ishte territor i Kroacisë kur ky shtet ishte republikë e Jugosllavisë, mirpo gjatë luftës së fundit të viteve ’90-ta, ky vend u bë objekt shkëmbimi territoresh në mes Kroacisë dhe Federatës së Serbisë dhe Malit të Zi. Pas çlirimit të jugut të Kroacisë, në Prevlakë u vendosën misioni i Kombeve të Bashkuara i cili u largua në vitin 2002 kur u arrit Protokolli për pushtet të përkohshëm të kufirit i cili është në fuqi edhe sot. Pas ndarjes së Malit të Zi nga Serbia dhe shpallja e pavarësisë së tij, Kroacia insiston në kthimin e këtij territori dhe që nga viti 2006 egziston një Marrëveshje e përkohshme në fuqi. Në ndërkohë te dy palët përgatiten që çështja e vendit kufitar të Prevlakës të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

 Nëse vjen deri te realizimi i vijës kufitare me Kosovën, sipas Marrëveshjes aktuale të demarkacionit, atëherë Mali i Zi do të zgjerohet edhe për 82 km katrorë të tjerë, dhe këtë do t’a arrijë në dëm të Kosovës. Mali i Zi arsyetohet me vendosjen e vijës kufitare të vitit 1974, dhe harron se atëherë kufijtë u diktuan nga Beogradi i RFS të Jugosllavisë dhe që Kosova, si krahinë autonome e saj, nuk është pyetur fare për çështjen e kufijëve të saj.

 Si në rastin e Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë ashtu edhe me Kosovën, Mali i Zi po tenton që procesin e demarkacionit të kufirit , t’a përdorë për arritjen e aspiratës së zgjerimit të mëtejshëm të territorit të vet në dëm të shteteve fqinj të tij.

 Njëkohësisht, është për t’u brengosur sjellja dhe veprimi i tanishëm i Bashkimit Europian i cili duke favorizuar zgjerimin territorial të Malit të Zi, n’a përkujton në veprimet e Fuqive të Mëdha në fund të shekullit 19-të , kur ky shtet ( pra, Mali i Zi ), falë vendimeve të tyre përjetoj një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale si asnjë shtet tjetër i Ballkanit.

Xheladin Zeneli

7 Maj 2017

Tags: Xheladin Zeneli
Previous Post

Kuvendi i KU aprovon vëndimet për të ardhurat e funksionarëve edhe me përkrahjen e ASH-së

Next Post

Çelaj: Edhe sa duhet të presim?!

Next Post

Çelaj: Edhe sa duhet të presim?!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org