• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Emërimet politike në sistemin arsimor

9 Shkurt, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Emërimet e drejtuesve politikë në fushën e arsimit në Mal të Zi kanë sjellë disa fenomene negative. Së pari  shpesh janë bërë  emërime pa kriter dhe pa profile të larta intelektuale e kulturore apo rezultate të punës. Kandidatët profesionalë diskriminohen gjatë konkurseve

 Nga Gjekë Gjonaj

Ndikimi i politikës  në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve  të shkollave në Mal të Zi, përfshirë këtu edhe  shkollat me mësim në gjuhën shqipe,  është  shumë i madh. Politizimi në shkolla, ( lexo në të gjithë sistemin  arsimor parauniversitar  dhe universitar) respektivisht ndikimi i partive politike në emërimin e këshillave drejtuese dhe drejtorëve  është  përhapur në tërë Malin e Zi. Në  krye të të gjitha institucioneve  shkollore  ndodhen drejtorë politikë, sikur në sistemin komunist.  Pra, libreza partiake është vendimtare, më e fort se ligji. Në këtë princip të emërimit të drejtorëve të shkollave dhe   këshillave drejtuese nuk është imun asnjë parti politike. Të gjtha subjektet politike, me gjithë  fuqinë e tyre vendimmarrëse që posedojnë,  drejtpërdrejtë  janë të përziera  në emërimin e drejtorëve të shkollave. Në këtë  garë  natyrshëm  dominon partia në pushtet dhe aleatët e saj. Vendosja e personave partiakë  në krye të institucioneve shkollore publike , në mesin e të cilëve kemi edhe  drejtorë arsimi apo drejtues shkollash të “përjetshëm”,  shërben si joshje apo shpërblim nga partia për anëtarët apo votuesit e saj. Drejtorët politikë janë emërime të ministrit të Arsimit. Është e kuptueshme se ata në të shumtën e rasteve janë drejtorë partizanë  dhe kujdesi i tyre  është i dominuar kryesisht nga interesi politik e ministrit përkatës.

Emërimet e drejtuesve politikë në fushën e arsimit në Mal të Zi kanë sjellë disa fenomene negative. Së pari  shpesh janë bërë  emërime pa kriter dhe pa profile të larta intelektuale e kulturore apo rezultate të punës. Kandidatët profesionalë diskriminohen gjatë konkurseve. Pa vënë në dyshim referencat e këtyre drejtorëve partiakë, politika ekzistuese  negativisht ndikon në ngritjen e transparencës së procesit të vendimmarrjes në  shkolla, cilësinë e mësimit dhe selektimin e kuadrove. Veç kësaj hapë një hapësirë të madhe  për  pasigurinë eventuale juridike të kandidatit,  mundësinë e politizimit dhe anshmërinë në procesin e zgjedhjes së drejtorit.

Kjo plagë dëmprurëse e  politizimit të emërimeve  në fushën e arsimit kërkon korrigjim urgjent me një amandament të Lgjit për Arsim, në mënyrë që t’u jepet mundësia   që në këto pozita të emërohen njerëz profesionalë dhe jo politikë.  Mendoj se emërimet në këtë fushë   duhet të jenë të studjuara. Të  sprovuara. Të  maten me disa standarte konkrete që nga niveli i diplomës, vjetërsia në punë, eksperiencat në punë, shkrimet, punimet, referimet apo botimet me karakter pedagogjik apo shkencor etj. Nuk mjafton vetëm libreza partiake dhe statusi i të qenurit me fakultet apo master pasi kjo është bërë si një kartë identiteti fallso, që viteve të fundit  kushdo e merr, e pak kush e arsyeton. Drejtuesit  në fushën e arsmit do të duhej të jenë mjeshtër, jo vetëm në punën mësimore dhe edukative, por edhe në metodën e komunikimit me mësuesit dhe aq më tepër me nxënësit. 

Vërtetë në Mal të Zi  nuk kemi shkollë të veçantë për përgatitjen e drejtuesve, por kemi  mësimdhënës të aftë, të ndershëm, të përkushtuar dhe punëtorë,  që qëndrojnë larg politikës  dhe e njohin artin e drejtimit. Le  t’i afrojmë ata,   t’i vlerësojmë dhe do të shohim si mund të nryshojë shkolla dhe sistemi arsimor në të ardhmen.

 

Tags: Gjekë GjonajPartia ne PushtetShkollat shqipe në Mal të Zi
Previous Post

Rrënohet për të tretën herë një pjesë e gardhit rrethues në Vuksanlekaj

Next Post

U përurua libri i Qani Osmanit “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”

Next Post

U përurua libri i Qani Osmanit “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org