• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

U festua në Tuz 28 Nëntori – Dita e Flamurit

29 Nëntor, 2016
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

img_4585Më 28 Nëntor 2016, në sallën e Qendrës për Kulture “Malësia” në Tuz e cila ishte e mbushur plot e përplot, u shënua 104 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë –Dita e Flamurit Kombëtar, nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, dhe në bashkëpunim me Shoqatat “Dedë Gjo Luli”, SH.K.A  “Rapsha”,SH.K.A “Besa”, “ SH.K.A “Koha” si dhe Ansambli “Shqiponja”.

Në sallë kishte edhe mysafirë nga Plava dhe Gucia, Rozhaja, Shqipëria,Përfaqësues të Tifozave Kuq dhe Zi, të cilët u bashkëngjitën në këtë manifestim sa kulturor aq historik.

Po ashtu ishin prezent edhe përfaqësuesit diplomatik të Ambasadës Shqiptare në Podgoricë, përfaqësuesit e partive politike shqiptare, përfaqësues të KKSH, përfaqësues të misionit fetar etj.

Me këtë rast të pranishmëve ju drejtua me një fjalë përshëndetëse anëtari i Këshillit Kombëtar z. Albert Camaj, kurse fjalën e rastit e pati z.Mark Junçaj, profesor i historisë.

Po ashtu me fjalë të zgjedhura kushtuar datës që na bashkoi , të kaluarës sonë dhe historisë së Malësisë ju drejtua edhe moderatorja e programit Kristijana Junçaj.

Ndërsa, për argëtim të plotë u kujdesën Shoqëritë Kulturo Artistike.

Ishte kjo një atmosferë tejet festive ku vërtetë malësorët dëshmuan një përkushtim dhe një adhurim për këtë datë ku pikat muzikore ato që ishin më prekëse u përcjellën me ovacione me duartrokitje.

Po ashtu në mesin e atyre që u përkujdesën për një atmosferë të këndshme dhe festive ishin edhe Studentët e Universitetit të Arteve (Fakulteti i Artit Skenik-Aktrim) nga Tirana, Lindita Çunmulaj, Kejdi Gishto, Ismail Shino, Oliver Ymeri, të cilët u prezantuan me recitimin e poezisë “Jam Shqiptar Kosovar”, si dhe Grupi i vallëtarëve nga Gjimnazi “25 Maji”-Tuz,të cilët po ashtu arritën të zgjojnë emocione të dukshme te publiku malësor.

Duhet vlerësuar se manifestimi i sivjetmë ishte vërtetë në nivel dhe se rrallë ndonjë herë salla e Qendrës për Kulturë ka qenë më e mbushur seç ishte mbërmë, kjo dëshmon një respekt të madh të malësorëve për të gjithë ata që i mban që të ndihen krenar që janë shqiptar.

Vlen të ceket  se radhë ndonjëherë në manifestime të këtilla të gjitha Shoqëritë  Kulturo Artistike nga Malësia ishin  së bashku në një organizim të përbashkët.

Kjo dëshmon se bashkimi bën fuqinë, duke vlerësuar gjithnjë edhe kontributin e të parëve të vet me qenë se flamuri për herë të parë u ngrit në Deçiqin e Malësisë, kurse Çatia ju vu një vitë më vonë në Vlorën heroike në vitin 1912. /MALESIA.ORG/

img_4554 img_4555 img_4564 img_4565 img_4578 img_4580 img_4594 img_4595 img_4598 img_4600 img_4602 img_4606 img_4609 img_4614 img_4620 img_4629 img_4632 img_4639 img_4645 img_4646 img_4649 img_4651 img_4655

 

Tags: 28 Nëntori - Dita e FlamuritKKSHSH.K.A Dedë Gjo Luli SH.K.A Besa SH.K.A Koha Ansambli ShqiponjaSh.K.A. Rapsha
Previous Post

Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Next Post

Tifozat Kuq e Zi festuan në Tuz 13-vjetorin e themelimit

Next Post

Tifozat Kuq e Zi festuan në Tuz 13-vjetorin e themelimit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org