• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Marrëveshje me DPS, referendumi për Komunën e Malësisë-Tuzit në vitin 2017

26 Nëntor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

forca-udsh-ash-02Përfaqësuesit e Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) kanë arritur marrëveshjen me DPS-në për hyrje në Qeveri.

Jo-zyrtarisht mësojmë se koalicioni shqiptar në negociata me DPS-në si qëllim kryesorë ka pasur përcaktimin e afateve të kërkesave të tyre, në mënyrë që realizimi i tyre mos të zvarritet.

Dy kërkesat kryesore të koalicionit shqiptar ishin statusi i Komunës së Malësisë-Tuzit dhe kthimi i ullishtës së Valdanosit ish pronarëve në Ulqin.

Këto dy kërkesa janë pranuar nga ana e DPS-së, dhe si afat për realizim është caktuar viti 2017, gjegjësisht 2018.

Zhvillimi i referendumit për statusin e Komunës së Tuzit-Malësisë është caktuar për vitin 2017, kurse vendimi për komunë të plotë një vit më pas.

Gjithashtu është dakorduar që ministër i pakicave dhe të drejtave të njeriut të jetë lideri i UDSH-së Mehmet Zenka.

Sipas kësaj marrëveshje Koalicionit shqiptar do t’i takojnë edhe poste të zëvendësministrave në disa ministri.

Bartësi i listës i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu më parë kishte deklaruar se marrëveshjet me DPS-në në të kaluarën nuk janë respektuar, andaj nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje pa praninë e faktorit ndërkombëtar i cili do të jetë garancë për zbatimin e marrëveshjes. /MALESIA.ORG/

 

 

 

 

Tags: DPSKoalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASHZgjedhjet Parlamentare 2016
Previous Post

Ambasada e Shqipërisë në MZ organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festës Flamurit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Next Post

Në Tuz do të festohet 13-vjetori i “Tifozave Kuq e Zi”

Next Post

Në Tuz do të festohet 13-vjetori i “Tifozave Kuq e Zi”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org