• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Driton Kuka i gatshëm t’i dhurojë Shqipërisë një kampione bote nga Kosova

24 Tetor, 2016
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

driton-kukaDriton Kuka, trajner Kampion Bote në xhudo, bashkë me sportisten Majlinda Kelmendi kanë rrëfyer në emisionin “Pasdite në Top Channel” se nuk pranojnë asnjë ofertë të shteteve të huaja për të garuar në emrin e tyre.

“Shtete që kanë miliona euro fonde për Federatën e Xhudos do ta dëshironin Majlindën, por për ne ajo është një çështje e mbyllur. Pasi përfaqësoi Shqipërinë, Majlinda nuk do të garojë për askënd tjetër përveç Kosovës”, tha trajneri Kuka.

Por, Kuka bëri një ofertë befasuese për Shqipërinë.

“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” tha Kuka.

Sportistja në fjalë është Distria Krasniqi, e cila nuk mori pjesë në Rio 2016 për arsye se vetëm një sportist mund ta përfaqësojë vendin e tij në një peshë të caktuar.

“Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare”, tha me mjaft optimizëm Kuka.

Mjalinda Kelmendi, sipas tij, është një shembull pozitiv për të rinjtë e Kosovës, si sportiste dhe si njeri.

Tags: Driton KukaMajlinda Kelmendixhudo
Previous Post

Ferhat Dinosha ambasadori i parë i M.Z. në Kosovë

Next Post

Publikohet“Lejla” nga Elvana Gjata, Capital T dhe 2PO2 (video)

Next Post

Publikohet“Lejla” nga Elvana Gjata, Capital T dhe 2PO2 (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org