• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Djukanovic uron lirinë e radikalit Seselj, ishte aleat i ideologjisë së tij

3 Prill, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter
Shoqëria e vjetër: Seselj dhe Djukanovic me Slobodan Milosevic, Svetozar Marovic, Dobrica Cosic...
Shoqëria e vjetër: Seselj dhe Djukanovic me Slobodan Milosevic, Svetozar Marovic, Dobrica Cosic…

Kryeministri malazeze e përshëndetë vendimin, ndërkaq krye-diplomati shqiptar e vlerëson si lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare.

Kryeministri malazez Milo Djukanovic ka përshëndetur shpalljen e pafajësisë së liderit radikal serb Vojislav Seselj i cili akuzohej për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje.

Politikanët pro-perëndimorë nuk e mirëpritën këtë veprim të Djukanovic-it, megjithatë sqarojnë se nuk pritej diçka tjetër, pasi që Djukanovic me Sheshelin ndajnë pjesë të kaluarës politike.

“DPS ishte partner i koalicionit dhe aleat i asaj politikë dhe Seselj-it, por nga kryeministri i qeverisë të një shteti i cili pretendon për t’u bashkuar me shoqërinë e demokracive të zhvilluara evropiane, pritej gjithçka por jo urime për Sheshelin”, ka thënë Balsa Brkovic nga Lëvizja URA.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati e konsideron këtë vendim si një lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave të ish-Jugosllavisë.

“Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shpalli të pafajshëm Vojisllav Sheshelin, i cili akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes. Vendimi i pafajësisë për këtë xhelat, përbën një goditje të rendë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre”- shprehet Bushati në reagimin e tij. /MALESIA.ORG/

Tags: Milo DjukanovicVojislav Seselj
Previous Post

Premiera e filmit “Dasma malësore” me rastin e 105 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Next Post

Plava bashkon nyjet e Ferrajve

Next Post

Plava bashkon nyjet e Ferrajve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org