• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Gjetan Keta mposht me KO teknik turkun Uzun. Kampion interkontinental në WBC

19 Shkurt, 2016
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Gjetan KetaKa përfunduar me triumfin e Gjetan Ketës, me të ashtuquajturin “Knock Out” teknik, pas dorëzimit të kundërshtarit të tij turk, Turgaj Uzun, ndeshja e shumëpritur e boksit e vlefshme për titullin interkontinental në WBC.

Ndeshja nuk shkoi më shumë se 5 raunde, nga 12 të mundshme në këtë sport të rëndë, raunde gjatë të cilave boksieri shqiptar Gjetan “Mike” Keta ishte më kërkues dhe sulmonte vazhdimisht, ndërsa rivali turk mbrohej vazhdimisht, sikur donte të ruante energjitë për në raundet pasardhëse.

Mirëpo, pas raundit të katërt, kur Gjetani e kërkoi më së shumti fitoren parakohe me grushtet e lëshuara kundrejt turkut, që konsiderohej si “dhelpra e vjetër” e Turqisë, u desh raundi i pestë, që Gjetani nga Bulqiza të jepte disa goditje radhazi, pavarësisht se turku mbrohej fuqishëm. Atëherë kur mendohej se do të hynim në raundin e 6, Turgaj Uzun u dorëzua, duke shpallur kështu edhe triumfin e boksierit kuqezi.

Në ringun e vendosur në “Asllan RUsi” të Tiranës ishin të pranishëm figura të shquara të artit, kulturës, sportit, por edhe politikës, ku sa për të përmendur: Reshat Arbana, Kastriot TUsha, ish-presidenti Alfred Moisiu, ministri aktual i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili dorëzoi brezin e triumfatorit vëllait më të vogël të dinastisë Keta, në një ndeshje boksi për peshat “Cruiser”, Ferit Keta, që mposhti serbo-boshnjakun Haris Calakovic.

Triumfi pritet që t’i hapë rrugën Ketës në arenën e madhe të boksit në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të synojë titullin kampion bote.

Kjo ishte ndeshja e 23-të për Ketën, i cili koleksionon kështu 20 fitore, ndër të cilat 17 me KO, dhe vetëm 3 humbje./TCH/MALESIA.ORG/

Ja si e rrahu Gjetan Keta boksierin turk, Turgay Ozun, i cili e dorëzoi meçin!

Posted by Gazeta Express Sport on Friday, February 19, 2016

Tags: Gjetan KetaWBC
Previous Post

Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës – Haradinaj jep dorëheqje!

Next Post

Heshtja që bën zhurmë

Next Post

Heshtja që bën zhurmë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org