• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Tiranë – Protesta 4 orëshe e PD, nga thirrja për rrëzimin e Qeverisë tek shkatërrimi i bunkerit tek Ministria e Brendshme

8 Dhjetor, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

protestapddhjetor8tiranePër gati 4 orë mijëra mbështetës të opozitës protestuan sot (11:00- 15:00) para kryeministrisë por dhe pranë ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Të ardhur edhe nga qytete të ndryshme, protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe në selinë PD. Më pas ata marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryeministria ku dhe u mbajtën fjalimet e rastit nga eksponentë kryesorë të PD-së,  kryetari Lulzim Basha por dhe qytetarë të thjeshtë.

Nuk munguan incidentet .  Protestuesit qëlluan me vezë, bojë të zezë, shkopinj të cilëve më parë u ishin hequr panakartat, shishe plastike, dhe tymuese ngjyrë blu selinë e Qeverisë, ndërsa disa persona tentuan të thyenin kordonin policor për të hipur në shkallët e kryeministrisë.

“Mosbindja civile ka nisur. Ka nisur stina e protestave deri në largimin e qeverisë Rama- Meta, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja”  tha kryetari i PD-se Lulzim Basha.

Rreth orës 13:00 turma u zhvendos drejt ministrisë së Brendshme ku ndodhej instalacioni i bunkerit.
Një grup të rinjsh që kishin qenë më parë aty hodhën poshtë gardhin rrethues prej llamarine dhe i vunë flakën bunkerit. Më pas disa protestues me vare nisën ta dëmtonin bunkerin

Protestuesit goditën me gurë dhe dritaret  e ministrisë, por me ndërhyrjen e organizatorëve ndaluan.

Policia ka qenë aty por nuk ka ndërhyrë për të mos përshkallëzuar situatën

Në orën 15:00 nisi dhe largimi i protestuesve ndërsa kryetari Lulzim Basha u largua drejt selisë PD ku mbajti dhe fjalimin përmbyllës

Kryeministri Edi Rama e quajti  shëmti e trishtueshme e një PD e mbytur në pellgun e nje vandalizmi mizerabel.

Previous Post

Cungu apo Gjeka? DPS, kush të japë më shumë!

Next Post

Fondi Humanitar RAPSHA organizon darkën tradicionale

Next Post

Fondi Humanitar RAPSHA organizon darkën tradicionale

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org