• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

KKSH: Udhëzim për procedurën e regjistrimit në studimet e masterit

4 Nëntor, 2015
in Të Ndryshme
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëzim: Procedurat e pranimit dhe regjistrimit në Master Profesional dhe Master Shkencor. Afati i aplikimit – nga data 2 deri më 9 nëntor 2015

Procdurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidaët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”/”Master i Arteve të Bukura”, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, për vitin akademik 2015/2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, ka shpallur Udhëzimin mbi procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë (nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja), në ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”.

AFATI I APLIKIMIT  është nga data 2 deri më 9 nëntor 2015.

Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin e aplikimit (Shtojca nr.1 e Udhëzimit), i cili parasheh rradhitjen e 5 programeve të studimit sipas preferencës së vetë kandidatit. Kandidati duhet t’i përmbahet rendit preferencial zbritës, pra në vend të parë të vendosë programin e studimit më të preferuar, duke vazhduar deri tek ai më pak i preferuar. Pranë secilit program duhet të shenohet emri i Institucionit Publik të Arsimit të Lartë  (emri i Fakultetit ku zhvillohet ai program studimi) dhe numri i identifikimit të programit (ID), sipas tabelës së vendimit nr. 866, të datës 23.10.2015, të cilin mund ta shkarkoni këtu: >> VKM-638-22.7.2015-866-23.10.2015 <<

Formularin e aplikimit mund ta gjeni të bashkëlidhur Udhëzimit, në faqen e fundit të tij: >> Udhezim_47_master- troje <<

Dokumentacioni i cili duhet t’i bashkangjitet këtij formulari duhet të jetë në dy ekzemplarë të njësuar me origjinalin dhe është si në vijim:

1. Diploma e ciklit të parë të studimit, Bachelor, së bashku me suplementin e diplomës ose me listën e notave. Diploma duhet të jetë e noterizuar, pra e njësuar me origjinalin.
(Në mungesë të diplomës dërgohet vërtetimi i përfundimit të ciklit të parë të studimeve.)

2. Diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme, të noterizuara brenda Republikës së Shqipërisë dhe dokumenti i njohjes së diplomës së shkollës së mesme, dokument ky që lëshohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

3.Fotokopja e letërnjoftimit;

4.Dy fotografi;

5.Mandat arkëtimi i tarifës së aplikimit prej 2000 lekë, i cili paguhet pranë zyrave të Postës Shqiptare.
Për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe për informacione të tjera më të detajuara, mund t’i referoheni Udhëzimit në vegzën e mësipërme.

Tags: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zistudentët
Previous Post

Programi për muajin nëntor në QKI „Malësia“ – Tuz

Next Post

Shkup, Partitë në Maqedoni arrijnë marrëveshje

Next Post

Shkup, Partitë në Maqedoni arrijnë marrëveshje

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org