• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kryetari i Komisionit për Arsim i Kosovës, vizitë në Malësi

11 Maj, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

IMG_9323Takim vëllazëror

Më 11.05.2015 në Malësi-Tuz – Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, nga Malësia patën një takim të frytshëm, me delegacionin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Delegacioni kosovar ishte në këtë përbërje Nait Hasani kryetarë i komisionit, pastaj Salih Morina dhe Jelena Bontiq, zëvendës kryetar dhe , Bekim Haxhiu, Shpetim Bullliqi , Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Shukrije Bytyqi, Mufera Sinik të gjithë anëtar si dhe Lule Ymeri, koordinatore e Komisionit dhe Shaip Goxhuli, zyrtar i arsimit.

Në këtë takim u diskutua për disa çështje që kanë të bëjnë me kulturë dhe arsim.
Delegacionin e udhëhoqi Kryetari i Komisionit dhe deputeti Nait Hasani. Në bisedë u shtruan çështje të ndryshme kryesisht nga këto lëmi ku ata u interesuan për situatën në arsim dhe kulturë, të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pas prezantimit nga nënkryetari i Këshillit Kombëtar z. Palë Dreshaj, fjalën e morën anëtarët e Këshillit Kombëtar nga Malësia, të cilët mysafirët nga Kosova i njoftuan me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në MZ kryesisht në sferat e arsimit dhe kulturës por edhe të qeverisjes lokale, gjegjësisht komunës së Tuzit.

Smail-Maliq Çunmulaj si anëtarë i Këshillit Kombëtarë si dhe Kryetar i Iniciativës Qytetare e shfrytëzoi rastin që anëtarët e këtij Komisioni ti njoftojë edhe me çështje tjera që janë jashtë Arsimit dhe Kulturës, Çunmulaj, foli për situatën e shqiptarëve në Malësi, për problemet me të cilat ballafaqohen në fusha të ndryshme, posaçërisht çështjen e pushtetit vendor, konkretisht të KU të Tuzit.

Anëtari i Këshillit Kombëtar Musa Gjoka delegacionit nga Kosova u prezantoi pozitën e shqiptarëve në fushën e medieve, ku foli për të arriturat e deritanishme dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Ai potencoi se shqiptarët kanë hapësirë shumë të vogël në mediumet shtetërore dhe kërkojë nga ata që këtë situatë ta krahasojnë me pozitën e informimit të pakicave në Kosovë. Gjoka kërkojë që çështja e informimit të shqiptarëve në Mal të Zi të zgjidhet ashtu siç është e zgjedhur çështja e informimit të pakicave në Republikën e Kosovës.

Albert Camaj, nënkryetarë i Komisionit për arsim dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, pranë Këshillit Kombëtar, i përshëndeti të pranishmit, me ç’rast ceki disa probleme me të cilat ballafaqohen shqiptarët në MZ, sidomos në fushën e arsimit dhe kulturës. Camaj potencoi se këso takimesh vëllazërore duhet te kemi sa më shumë, në mënyrë që të ruhen kontaktet dhe të ndihmohen shqiptaret e Malit të Zi, të cilët janë në nevojë të përkrahjes së Kosovës dhe Shqipërisë, sepse pavarësisht ndarjeve me kufi, jemi vëllezër të një gjuhe, kombi dhe flamuri.

Në këtë tryezë ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë për arsimin e pakicave pranë ministrisë së arsimit të Malit Zi Marash Dukaj, i cili i njoftojë mysafirët me disa iniciativa që ditëve të fundit kanë rrjedhë nga Këshilli Kombëtarë dhe premtoi se ato iniciativa do të konkretizohen me aksionet konkrete në ditët e ardhshme. Ai gjithashtu bëri apel që edhe zyrtarët nga Kosova të kyçen në zgjidhjen e problemeve, posaçërisht abetares kombëtare e cila është në agjendën e punës së kësaj drejtorie.

Në takim ishin prezent edhe veprimtarët nga Plava dhe Rozhaja, anëtari i Këshillit Kombëtar z. Tahir Gjonbalaj, këshilltari i LD në Kuvendin e  Gucisë, Ahmet Gjonbalaj, si dhe veprimtari nga Rozhaja z. Ali Daci.

Nga biseda që u zhvillua në Tuz parlamentarët kosovarë shprehen gatishmëri që të gjitha kërkesat tona ti prezantojnë në Kuvendin e Kosovës. Vërejtja kryesore e tyre ishte që shqiptarët në MZ të jenë më unik në kërkesat e tyre, sepse vetëm në atë formë mund ti  realizojnë.

Të cekim në fund se në këtë takimin morën pjesë edhe përfaqësuesit diplomatik të Kosovës në Mal të Zi, Srgjan Sentiq ushtrues i detyrës së ambasadorit të Republikës së Kosovës në Podgoricë dhe diplomati Blerim Xhemaili.

Shërbimi për informim i KKSH-së

IMG_9323IMG_9307

Tags: Këshilli Kombëtarë i ShqiptarëveKomisioni për ArsimKulturëNait HasaniRini dhe Sport i Kuvendit të Republikës së KosovësShkencëTeknologji
Previous Post

Shpërthen Kim Mehmeti: Në Shqipëri qeverisin qelbësirat, ndaj na vrasin në Maqedoni

Next Post

Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë!

Next Post

Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org