• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Aksion humanitarë, shpërndahen ndihma katërmbëdhjetë familjeve (foto + video)

26 Prill, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

image_1Tuz – Malësi (25.04.2015) – Sot në Malësi u zhvillua një aksion humanitarë, me ç’rast tek disa familje u shpërndanë pako me ushqime elementare dhe produkte higjienike.

Aksionin e zhvilluan anëtarët e Tifozave Kuq e Zi, grupi nga Tuzi-Malësia, dhe siç sqarojnë ata , këto ndihma u shpërndanë në katërmbëdhjetë familje.

Familjet u përzgjodhën në bazë të ardhurave të vogla që ato familje kanë.

“Nëse bazohemi në të ardhurat, nevojë për ndihmë kanë pothuajse 90 për qind e familjeve në Malësi, por ne përzgjodhëm katërmbëdhjetë familje, ato që mendojmë se kanë më shumë nevojë. Sigurisht se këto ndihma nuk mund të bëjnë ndryshime të mëdha, por është, me një fjalë, shenjë kujdesi që ne duhet të shprehim për njëri-tjetrin”, shprehën anëtarët e Tifozave Kuq e Zi.

Ata sqarojnë se kishin përgatitë 20 pako me ushqime elementare dhe produkte higjienike, me vlerë prej 1000 euro.

“Ato pako u blenë më parat të cilat u bashkuan në aksionin humanitarë që zhvilluam në muajin shkurt në Tuz, për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet në jug të shtetit amë. Meqenëse parat që kishim dërguar në Shkodër tek përfaqësuesit e TKZ-së, na u kthyen, ne vendosëm që ato para ti shfrytëzojmë për çështje humanitare, ashtu si dhe ishin adresuar, por tashmë në Malësi”, shprehën tifozat.

Ata sqarojnë se parat që ishin bashkuar nga qytetarët e Malësisë, ishin dërguar në Shkodër për t‘u blerë ndihma, e që më tej të dërgohen tek Shtabi Emergjent në jug të Shqipërisë. Mirëpo, parat që u bashkuan në Tuz ishin në pritje për t’ju bashkëngjitë një kontingjenti ndihmash nga Kosova dhe diaspora, të cilat për shkaqe teknike u vonuan , kurse ndërkohë Shtabi Emergjent njoftoi se nuk ka nevojë më për këtë formë ndihmash. Prandaj dhe këto të holla u kthyen përsëri tek grupi i Tuzit-Malësisë.

“Ne nuk kemi buxhet tonin, ato janë para që i dhanë malësorët, kurse ne i shpërndamë ato ndihma përsëri në Malësi, atyre që kanë më shumë nevojë. U ndjemë shumë mirë me solidarizimin e malësorëve në aksionin që organizuam në shkurt, e ashtu ndjehemi edhe sot kur ato ndihma i shpërndamë”, shprehën ata.

Tifozat Kuq e Zi janë grup tifozerie të Kombëtarës Shqiptare të cilët vinë nga të gjitha trojet shqiptare. Janë më shumë se tifoz, janë lëvizje patriotike dhe janë të pranishëm kudo dhe kurdo ngritët flamuri shqiptar. /MALESIA.ORG/

image_1 image_2 image_4 image_5 image_6 image_7 image_8 image_9 image_10 image_11 image_15 image_20 image_21 image_22 image_23 image_27

Tags: Aksion humanitarëTifozat Kuq e Zi
Previous Post

“Etnon”dhe Adelina Tahiri sjellin këngën e re “Bone sikur n’dasëm” (VIDEO)

Next Post

Husein Bato Dukaj – Një jetë dhuruar ekranit

Next Post

Husein Bato Dukaj - Një jetë dhuruar ekranit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org