• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Protestuesit në Pejë i kërkojnë Kuvendit të mos pranojë kufirin siç do Mali i Zi

16 Prill, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

protesta pejeQindra qytetarë të Komunës së Pejës dhe qyteteve fqinje Istog e Deçan, kanë protestuar sot në sheshin kryesor të qytetit kundër pretendimeve të shtetit fqinje Mali i Zi për ndarjet e kufirit Kosovë – Mal i Zi.

Protestuesit i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që urgjentisht të merren masa në ketë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre ngase shumë hektarë të zonës së Rugovës e Komunës së Istogut do të aneksohen në mënyrë paqësore nga Mali i Zi, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Pejë.

Ndër të tjera është kërkuar edhe dorëheqja e anëtareve të Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në krye me Murat Mehen, ndërsa nga Kuvendi është kërkuar që në asnjë mënyrë të mos e ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin kufitar me pretendimet malazeze.

Banorët e këtyre zonave që kishin dalë të protestojnë janë zotuar nuk i lëshojnë pronat e tyre stërgjyshore dhe se do ti mbrojnë ato qoftë nevoja edhe me luftë dhe nuk do të lejojnë autoritetet malazeze të vendosin piramida që u marrin tokat e tyre që i kanë me shekuj.

Mali i Zi i ka doferomuar hartat e vitit 1974 dhe tash pretendon të marr 7000 hektarë në rajonin e Rugovës që janë pjesë e Kosovës dhe 5400 metra brenda territorit të Kosovës të Kulla.

Ali Lajqi, anëtar i Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, tha se sot jemi mbledhur këtu për të kërkuar nga të gjitha mekanizmat shtetëror se demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi është në trend negativ ngase malazezet po vazhdojnë të vëne vija kufitare të papranueshme për popullatën e këtushme.

Kurse Islam Husaj, nga Komuna e Pejës, tha se me të drejte dhe me këmbëngulje kërkojmë nga të gjitha mekanizmat shtetërore që të marrin gjitha masat e duhura për një proces korrekt duke marrë parasysh faktet dhe dëshmitë e ofruara nga banorët dhe anëtarët e kësaj ane, përcjell koha.net. Ai kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të mos ratifikoj asnjë marrëveshje të dëmshme për qytetarët e kësaj anë, për qytetin e Pejës dhe krejt Kosovën. /Koha/MALESIA.ORG/

Tags: kufiri Kosovë – Mal i ZiPejëprotestë
Previous Post

KKSH reagon kundër grafiteve në Ulqin

Next Post

Çështjet rreth arsimit shqip drejt përmirësimit?

Next Post

Çështjet rreth arsimit shqip drejt përmirësimit?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org