• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Debatë e ashpër në mes Nimanbegut dhe Knezevic

23 Shkurt, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

genci-ne-kuvend-702x336Debate të ashpra ne Parlamentin e Malit të Zi kanë ndodhur mes deputetit të Forcës z. Nimanbegu dhe atij të opozitës Knezevic, rreth çështjes së Kosovës.

Me qenë se debati është bërë në gjuhën serbe më poshtë do keni mundësi të lexoni një pjesë të këtij debati të marrë nga një video e televizionit Teuta.

Nimanbegu: z. Knezheviq, duke respektuar fuqinë tuaj politike, angazhimin, tolerancën, më çudit fakti se akoma vizitën e zv. Kryeministrin të një shteti të pavarur e quani akt të turpshëm. Ju keni fol në emër të klubit dhe këtë unë e kuptoj, duke mos dashur të implikoj të gjithë kolegët, duhet të jeni më të kujdesshëm, veçanërisht kur para organizatës tuaj ftohet për qeverinë e cila do të quhej ose “e unitetit kombëtar” ose “qeveria kalimtare”. Me këtë marrëdhënie, do duhej të organizoni protesta edhe në Bruksel, te Drobniç, te Mogerini, protesta gjatë çdo takimi të qeverisë legjitime, të shtetit fqinj, me zyrtar të Bashkimit Evropian, Malit të Zi, dhe kjo është arsyeja jonë kryesore që mendojmë se bisedimet rreth “qeverisë kalimtare” në këtë moment nuk janë prioritet, prioritet ka qenë stabiliteti, dhe realizimi i kushteve për plotësim të ftesës në NATO.

Knezevic: Si lider i Partisë Popullore Demokrate mendoj se vendimi mbi njohjen e të ashtuquajturit shtet i Kosovës dhe Metohisë nga ana e qeverisë së Malit të Zi ka qenë një nga vendimet më të turpshme në historinë e gjatë shekullore, siç ka thënë z. Luigj Shkrela historinë “njëmbëdhjetë shekullore”. Dhe qëndroj mbas kësaj me emër dhe mbiemër dhe me partinë në të cilën jam lider dhe për ju këto qëndrime janë kaher të njohura. Më tej, Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe deri kur Kosova nuk do të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara për mua do të jetë i ashtuquajturi shtet Kosova dhe Metohija pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë, z. Nimanbegu. Dhe mos prisni që neve mos të na takoj vendi në protesta kur ai të vij atje, si i dyshuar për krime lufte ndaj malazezëve, serbëve, shqiptarëve dhe jo-shqiptarëve.

Nimanbegu: Në zhargonin politik dhe në jetë mungesa e argumenteve çon në emocione të tepërta. Unë kështu e kuptoj. Këtu duhet të jemi racional. Ne jemi fqinj me shekuj, edhe unë edhe ju, dhe marrëdhëniet tona nuk mund të zgjidhën nëpërmjet kurrizit të dikujt tjetër, por dua të ju përgjigjëm në komentet tuaja politike. Mali i Zi duhet të jetë vendi ku të gjithë ndjehen këndshëm dhe në qoftë se është ftesë e sinqertë për qeverinë e unitetit kombëtar disa gjëra duhet të ulemi e ti bisedojmë dhe ti pranojmë. Kosovën e kanë njohur 25 nga 28 shtete të Bashkimit Evropian dhe në qoftë se mendoni se ky është një numër i vogël, dijeni që partneret kryesor, edhe Gjermania edhe Franca edhe Britania e Madhe edhe fqinjët Kroacia, Shqipëria absolutisht. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm ne nuk duam të bëjmë presion që të ndryshoni programet politike, por duhet mirë të mendojmë se në qoftë se thuhet se është i dyshuar, nuk do të thotë se është, ai është përfaqësuesi legjitim i qeverisë legjitime.

Duhet të jeni të kujdesshëm demokrat, ne këtu flasim në mënyrë të arsyeshme dhe me drejtësi. Historia dhe e drejta janë në anën tonë. Deri sa në vitet 90 shumica nga ju donit të shkoni në Dubrovnik ne kemi qenë për paqe, rezultojë që paqa ishte qëllimi kryesor. Po flas për Malin e Zi.  Deri sa shqiptarët pakicë kanë qenë për Malin e Zi të pavarur rezultoi që kjo ishte zgjidhja më e mirë, ne jemi për NATO dhe Mali i Zi do të jetë në NATO dhe duhet ta pranoni këtë realitet. /MALESIA.ORG/

Tags: Genci NimanbeguParlamenti i Malit të Zi
Previous Post

Gjeloshaj: Simbolet kombëtare janë të njohura me shekuj

Next Post

Forca e pakënaqur me DPS-në

Next Post

Forca e pakënaqur me DPS-në

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org