• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Fushatë për grumbullimin e librave

9 Shkurt, 2015
in Të Ndryshme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

libra3Fushatë për grumbullimin e librave për Bibliotekat në gjuhën shqipe në Komunën urbane të Tuzit.

NJOFTIM:

Miq të nderuar, dashamirë të librit shqip! T’i japim një rëndësi të veçantë librit! Tuzi është qytezë dhe qendër komunale në kuadër të Podgoricës, shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale.

Bibliotekat e shkollave fillore dhe të mesme në fshatrat e Malësisë dhe në Tuz kanë nevojë që të jenë më të pasuruara me tituj të librave në gjuhën shqipe.

Biblioteka e qytetit në Tuz nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që të përmbush kërkesat e lexuesve, sidomos të grupmoshave të reja. Bibliotekat kanë nevojë që të rifreskohen e të pasurohen me botime e me tituj të rinj.

Kultura e një populli mund të dëmtohet, por kurrë nuk mund të shuhet, sepse vetë populli është ai që do ta mbajë gjallë dhe do ta kultivojë përderisa të jetë jeta.

Në rastin e 7 Marsit, 128 vjetorit të Mësonjëtores në Gjuhën shqipe, ndërmorëm një nismë që të angazhohemi për të pasuruar fondin e këtyre bibliotekave me libra në gjuhën shqipe.

Të pasurojmë Bibliotekën e Tuzit për të ndihmuar Gjuhën Shqipe që mos të shuhet në Malësi, të mbjellim dashurinë e leximit tek gjeneratat e reja.

Një kontribut modest me librat që ju do t’i dhuroni nga veprimtaria Juaj botuese për Bibliotekat në Tuz është një thesar, është një pasuri.

Të gjithë së bashku ta ndihmojmë këtë nismë për të ndihmuar Gjuhën Shqipe, Shkollën shqipe në Malësi!

Librat kanë ruajtur dhe ruajnë pasurinë më të rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli.

Dërgesa e librave Tuaj mund të behet në këto adresa: Biblioteka “Radosav Ljumovic”- paralele e ndame në Tuz Tuzi, Podgoricë, 81206 Mali i Zi

Personi per kontakt: Lule Nikprelaj +3892 69 231686

Një libër i dhuruar, një shpresë e ardhmërisë dhe rinisë!

Ju falënderojmë shumë që u bashkuat në këtë mision human e kulturor.

Enisa M. Gjokaj

Tags: Bibliotekat në gjuhën shqipeFushatë për grumbullimin e libraveMalësiaTuz
Previous Post

“Loro Boriçi” do të jetë gati për Shqipëri-Serbi

Next Post

Studentet perfitues të Burses – Fondi Humanitar “Malesia”

Next Post

Studentet perfitues të Burses – Fondi Humanitar “Malesia”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org