• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Gaz lotsjellës, topa uji dhe gurë në qendër të Prishtinës (VIDEO)

27 Janar, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

protesta prishtine 27 janar 2015Qendra e Prishtinës u shndërrua sot në zonë përplasjesh të rrepta ndërmjet njësiteve speciale të Policisë së Kosovës dhe protestuesve. Forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, kurse protestuesit janë parë duke hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të policisë. Njësitet speciale të policisë kanë qenë të vendosura në pothuajse të gjitha rrugët sporadike që çojnë drejt sheshit qendror në Prishtinë. Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka njoftuar se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë ka arritur në 30. Numri i të arrestuarve nga autoritetet e rendit thuhet të jetë gjithashtu rreth 30. Në një komunikatë të mëhershme për opinion, policia e Kosovës ka njoftuar se “rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët, duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme”. Policia e Kosovës u ka bërë “thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”. Protesta kishte nisur në orën 12:00, e thirrur nga nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik “Trepça” si ndërmarrje e veçantë publike.


Arrestohet dhe më pas lirohet Shpend Ahmeti

Gjatë protestës së sotme të cilat kanë dal plotësisht jashtë kontrollës, ku ka me dhjeta qytetarë dhe policë të lënduar, rreth orës 15:15 minuta, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin i cili ka qenë në mesin e protestuesve. Ai është arrestuar pranë Teatrit Kombëtarë të Kosovës dhe në këmbë është përcjell deri në Stacionin “Qendër” të Policisë, në Prishtinë, raporton agjencia Anadollu. 15 minuta më vonë, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, është liruar dhe gjatë lirimit të tij për Anadollu ai tha se, deri te arrestimi i tij ka ardhur pasi që një prej komandantëve të policis speciale i kë thënë që “ka punë me të”.
“Si duket një prej atyre komandantëve të forcave speciale kishte pasur urdhrin me më arrestu. Kryetar, tha me ty kam punë dhe filloi të ma dredh dorën dhe tha je arrestuar!, tha Shpend Ahmeti dhe shtoi se gjatë gjithë rrugës i ka pyetur policët nëse ky është arrestim politik apo çka.

Tags: Protesta Prishtinë
Previous Post

PD: Gjeloshaj të jap dorëheqje

Next Post

Gjatë javës mbledhja Forca – Iniciativa Qytetare

Next Post

Gjatë javës mbledhja Forca – Iniciativa Qytetare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org