• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Revista italiane: Mali i Zi shtet mafioz

25 Janar, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

00---revistaRevista gjeopolitike italiane “Limes”, në hartën që përshkruan qendrat e krizës në vendet fqinje të Italisë, Malin e Zi dhe Kosovën i paraqet si shtete mafioze, ndërsa Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën si të paqëndrueshme.

Në hartën që ilustron tekstin “Italia në zemër të stuhisë”, Mali i Zi dhe Kosova përshkruhen si shtete mafioze, shkruan e përditshmja malazeze Vijesti, transmeton lajmi.net.

Stafi editorial i një nga botimeve kryesore evropiane që merret me çështjet e gjeo-strategjisë argumentojnë se Mali i Zi dhe Kosova kualifikohen si “shtete mafioze”, ndër të tjera, në bazë të të dhënave të institucioneve italiane.

Në pyetjen e gazetës “Vijesti”, drejtuar stafit editorial të revistës “Limes” për të dhënat që kanë përdorur për të krijuar dosjen, ata janë përgjigjur se ata janë bazuar në të dhëna nga burime të ndryshme.

“Midis tyre janë institucionet italiane dhe të dhënat për tregtinë e paligjshme në Itali (kontrabanda e armëve dhe drogës), në të cilat, ndër të tjera, rajoni i Ballkanit, sidomos Mali i Zi dhe Kosova, janë identifikuar si nyje të rëndësishme”, ka qenë përgjigja e redaksisë së revistës italiane.

Ata gjithashtu theksuan se harta është botuar në disa botime të revistës dhe nuk lidhet në mënyrë specifike me një artikull.

Në hartë janë shënuar dhe flukset kriminale, një nga Turqia dhe Greqia përmes Kosovës dhe Malit të Zi, që përfundon në veri të Italisë, ndërsa Beogradi etiketohen si pikë nevralgjike e trafikimit, e cila fillon nga Moska dhe Ukraina.

Në një nga analizat e mëparshme “Limes”, Malin e Zi e ka përcaktuar si vend nën ndikimin e Rusisë. /Telegragi/MALESIA.ORG/

Tags: Mali i Zi
Previous Post

Intervistë me Peter Maloten “Mbretin Shqiptar të Karates” në Hollivud –

Next Post

Ja sesi malazezët deformojnë historinë shqiptare (VIDEO)

Next Post

Ja sesi malazezët deformojnë historinë shqiptare (VIDEO)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org