• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Canka: Funksionet, privilegjet dhe parat vlejnë më pak se BESA

22 Janar, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

1Gazetari i pavarur nga Ulqini Mustafa Canka ka kritikuar politikanët shqiptarë për situatën e krijuar rreth vendit të deputetit.
Ai në një shkrim dedikuar situatës së krijuar politike shkruan se absolutisht nuk përkrahë veprimet të cilat i bënë Forca e Re Demokratike rreth rotacionit të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.

Ai ka vlerësuar se ky veprim, përveç zvogëlimit të mëtejmë të besimit të shqiptarëve në partitë nacionale shqiptare, para së gjithash do të zvogëlojë autoritetin dhe integritetin e Genci Nimanbegut, siç shprehët ai, të vetmit politikan të besueshëm të kësaj parti.

“Por, nëse Forca ka të paktën formalisht njëfarë arsye, (sepse Sinishtaj nuk është unifikuar me ato deri në qershor të vitit 2013), këtë kurrsesi nuk e ka Nik Gjeloshaj.  Prandaj arsyetimet e tija janë jo bindëse, të zbehta dhe qesharake. Të thuash se ai tani nuk dëshiron të respektojë marrëveshjen nga 2012-ta për shkak se Mehmet Bardhi këtë gjë, gjoja, nuk e bëri me marrëveshjen nga viti 2009 është e turpshme”, shkruan Canka.

Ai vlerëson se Alternativa Shqiptare dhe Gjeloshaj, gati sigurt, ja mbyllen derën çdo lloj koalicioni në të ardhmen me Partinë Demokratike të Fatmir Gjekës, në shpinën e të cilit, ai fillimisht është bërë ndihmës ministër i arsimit, dhe tash gati një vit deputet, siç shkruan ai, me 350 vota të plota!

Canka shkruan se sjellja e tillë e përfaqësuesve politik shqiptar bëri që shqiptarët nuk janë më asnjëfarë faktori i rëndësishëm politik në Mal të Zi dhe se deri sa të jenë të tillë, Malësia me qendër në Tuz asnjëherë nuk do të jetë komunë.

Shqiptarët do të jenë faktor, shkruan ai “vetëm atëherë kur ta kuptojnë një gjë të thjeshtë: që bashkë janë më të fortë dhe që bashkëri nuk ka pa besim. E besimi nuk ndërtohet me shkelje të marrëveshjeve”.

“Është më mirë të humben edhe funksionet edhe privilegjet edhe parat se sa besimin. Vetëm atëherë kur të jenë njerëz të BESËS, politikanët shqiptar në Mal të Zi do të mund të ngriten deri në lartësitë më të mëdha”, përfundon Canka.

Tags: Mustafa Canka
Previous Post

Thaçi, premton ndihmë shqiptarëve në Mal të Zi

Next Post

Gjysmë-deputetët tonë – Vërejtje, akuza, padi…

Next Post

Gjysmë-deputetët tonë - Vërejtje, akuza, padi...

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org