• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

LD–Dega e Malësisë – Nuk pranojmë kush të na caktojë kur do të festojmë

17 Tetor, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziKUMTESË PËR OPINION E LIDHJES DEMOKRATIKE

POZITË DHE OPOZITË MALAZEZE, PËR SHQIPTARËT NJËSOJ!

Që disa ditë në Mal të Zi nuk heshtin bisedat, shkrimet por as sulmet fizike mbi çdo gjë që është shqiptare, për ne këtu dhe për shqiptarët në përgjithësi. Në Malin e Zi, që e ka gojën plotë harmoni multietnike dhe tolerancë, nga shumë adresa, publike, gjysmëpublike dhe anonime, na arrijnë mesazhe që u përngjajnë atyre të viteve të 90-ta; fyerje, përulje, kërcënime, ftesë në linçim, por edhe aktivitete dhune, të cilat nuk mund të na lënë inferior.

E gjithë kjo filloi me tentativën e deputetit Labudoviq, përndryshe i njohur për këto lloj fabrikimesh që nga vitet e 90-ta, për të futur këtë bisedë na Parlamentin malazias, duke vazhduar me komentimet, për ne të papritura të deputetit Raduloviq, i cili mbështeti ftesën për disciplinim të shqiptarëve, dhe për “zbulim të organizatorëve” (?!) të festimit nëpër qendrat shqiptare në Mal të Zi, gjë që na përkujton vitin 2006, kur së bashku me 18 malësorë u burgosë çdo gjë që ishte shqiptare, nga Nënë Tereza deri te flamuri kombëtar, dhe për të përfunduar me vandalizma, gjaujtjen me gurë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Edhe ata, përse!? Për hir të përkrahjes që shqiptarët e këtushëm i dhanë kombëtares së futbollit të shtetit amë, në ndeshjen kundër një shteti tjetër, i cili po ashtu mund të jetë shtet amë i një pjese të popullatës malazeze. A thua do të duhej të kem të njëjtin reagim sikur të luante Bosnja kundër Kroacisë? Për ne do të ishte krejt normale që një pjesë e popullatës malazeze të përkrahë Kroacinë, e një pjesë tjetër Bosnjën. E pse atëherë qenka kaq e dhimbëshme për ta, kur në Mal të Zi dikush qenka tifoz shqiptar kundër Serbisë. Prej nga e gjithë kjo frikë dhe kjo urrejtje. Neve nuk na penguan flamujt serb as festimi i tyre kur opozita fitoi ne Berane, apo kur kombetraja serbe fitoi në kampionatin botëror në basket.

Zotërinjë, shqiptarët janë popull autokton dhe jetojnë në trojet e veta shekullore, prandaj nuk do të pranojmë që kushdo qoftë në Mal të Zi të na caktojë kur do të festojmë, sa do të festojmë dhe cili do të jetë niveli i kënaqësisë sonë.

Nuk besojmë se dikush ka të drejtë të na e kontestojë apo zvogëlojë dashurinë tonë për shtetin amë, apo tifozllëkun për kombetarën e tij, madje as atëher kur të luaj kundër Malit të Zi.

Sado që kjo, për dikë të tingëllojë e papranueshme, është më se normale, kurse problemi është në kokat e atyre që nuk mund t’a kuptojnë kështu. Në fund të fundit, a nuk janë simpatitë në sport bisedë e veçantë. A nuk gëzohet dikush për fitoren e Barcelonës, derisa dikush tjeter për fitoren e Reali, edhepse ato, që të dyja janë skuadra spanjole.

Për të kompletuar këtë kumtesë dëshirojmë të sqarojmë edhe atë se për çka festuam ne shqiptarët: Së pari, festuam për lojën e shkëlqyeshme të kombetarës sonë. Pastaj festuam sjelljen tejet dinjitoze dhe burrërore të lojatrëve të saj, ne mes të Beogradit, pas incidentit. Po ashtu, festuam edhe pritjet që UEFA të shpallë rezultatin 0:3. Besojmë se këto janë arsye të mjaftueshmë për të qenë krenarë dhe për të festuar, pa pasur nevojë dhe pa qëllim që një gjë e tillë të irritojë ndokë. Kjo nuk është dashur të largojë opoyiten nga aktvitetet politike për, siç thonë, demontim të pushtetit, e më pak t’u shkaktojë panik.

Kështu, opozita, në vend që të mirret me shkrimet fyese e plotë shprehje të urrejtëse ndaj shqiptarëve, të pamfletit “Informer” dhe gayetave tjera malazeze, apo me sulmet mbi Ambasadën shqiptare, ose me lajmin se një polic malazias ka rreh me shufer prej gome, përndryshe të ndaluar me ligj, nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme në Tuz, ata merren me atë se kush e çka feston dhe se cilët flamuj valviten nëpër Malë të Zi? Si duket, demonët e të së kaluarës nuk e lejojnë opozitën malazeze të gjej rrugën që çon drej të së ardhmes! Sidoqoftë, kjo është edhe një dëshmi se kur janë në pyetje shqiptarët, opozita dhe pozita malazeze nuk dallojnë shumë. Le të përkujtojmë këtu aprovimin e ligjit zgjedhor! Në fakt, kësaj radhe, dhe me këto hapa, opozita e ka ndihmuar shumë pozitën, me tërheqjen e vemendjes së opinionit nga çështje më të rëndësishme, por edhe me ftohjen e opozitës me pakicat.

Lidhja Demokratike-Dega e Malësisë

Tags: Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)
Previous Post

Manifestimi tradicional për Lumturimin e Nënë Terezes

Next Post

Nikollë Ivanaj,personalitet i shquar i shtetit dhe pavarësisë shqiptare

Next Post

Nikollë Ivanaj,personalitet i shquar i shtetit dhe pavarësisë shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org