• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Programet mësimore për nxënësit shqiptarë janë të imponuara dhe të dëmshme

16 Shtator, 2014
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

libra shqip nxenesitNxënësit shqiptarë në trojet shqiptare në Mal të Zi të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, gjithnjë kanë të imponuar programet mësimore dhe tekstet shkollore të cilat bien ndesh me identitetin kombëtarë shqiptarë.

Partia Forca e re Demokratike në një kumtesë të tyre kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi për mospërdorimin e Abetares mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në shkollat shqipe në Mal të Zi.

Ata theksuan se lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtarë kanë programe të papërshtatshme dhe si të tilla janë kundër identitetit kombëtarë të shqiptarëve, sidomos në lëndën e historisë, kulturës muzikore dhe gjeografisë.

“Me një fjalë kemi gjithnjë programe dhe tekste shkollore të imponuara për nxënsit në shkollat më mësim në gjuhën shqipe. Imponimi i teksteve të përkthyera në gjuhën shqipe përveç tekstit nga gjuha amtare, është dukuri e demoduar dhe e dëmshme për identitetin kombëtar të shqiptarëve”, thuhet në kumtesë.

Forca fton Ministrinë e Arsimit për një zgjedhje optimale duke theksuar se është përgjegjëse për këto programe mësimore dhe tekste shkollore të imponuara.

“Në lidhje me këtë çështje patjetër duhet të konsultohet Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, e pastaj të miratohen programet mësimore dhe tekstet shkollore për shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Është obligim kushtetues dhe ligjor që të respektohen ligjet dhe aktet demokratike ndërkombetare, për mjediset e ndryshme multinacionale”, vazhdon reagimi.

Ata rikujtojnë se për fushën e arsimit ekzistojnë modele të njohura por që duhet të ekzistojnë vullneti politik i pushtetit për aplikimin e tyre, dhe përkundër asaj që jemi në pluralizëm në Mal të Zi, në fushën e arsimit vazhdon qasja utilitariste e cila nuk është në favor të barazisë nacionale dhe qytetarëve në këtë mjedis multinacional.

Forca e re Demokratike, si bartëse e listës së koalicionit “Forca për Bashkim”, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012 i dha përkrahje DPS-së – Milo Djukanovic, partisë më të madhe e cila ka shumicën parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi dhe udhëheqë qeverinë. /MALESIA.ORG/

Tags: Nxënësit shqiptarëForca e re Demokratike
Previous Post

Artisti ndriçon zemrën e njeriut – Intervistë me Elita 5

Next Post

Përkujtohet 13-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA

Next Post

Përkujtohet 13-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org