• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Tiranë, protestë për vdekjen e Karelit, policia shpërndan protestuesit me shkopa gome

12 Prill, 2014
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

protesta-tirane-prillNjë grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, kanë zhvilluar një protestë në sheshin përpara Piramidës, për torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit në burgun grek.

Me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen.

Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë.

Ilia Kareli, u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit, në qelinë e tij në burgun e Nigritas, ku ishte transferuar pas vrasjes së gardianit grek Jorgos Cironis, në burgun e Malandrinos. Kareli ishte transferuar në këtë burg për arsye sigurie, pas vrasjes së gardianit grek, i cili kishte refuzuar ta lejonte për të takuar nënën e tij.

Rezultatet e autopsisë nxorën në dritë një të vërtetë të frikshme, se Ilia Kareli kishte gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet e forta. Sipas ekspertizës mjekoligjore, 40-vjeçari kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Sipas mjekëve që kanë firmosur rezultatet e ekspertizës, goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me mjete të tjera. Por veç thyerjeve e goditjeve të shumta, Kareli u torturua në burg derisa humbi jetën.

protesta-tirane-prill 2Aleanca KuqeZi vihet në krye të protestave/ Mijëra në shesh kundër qeverisë dhe vasalitetit ndaj Greqisë

Mijra protestues kanë pushtuar rrugët e Tiranës me parrulla patriotike dhe anti-qeveritare duke kërkuar më shumë drejtësi dhe dinjitet pas vrasjes së Kudret Kumes dhe pritjes që kryeministri Rama i bëri dje sipërmarësve grek duke u krijuar lehtësira fiskale. Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi iu bashkuan protstës dhe e drejtuan atë për më shumë se një orë. Në këto momente protestuesit kuqezi të cilët kanë nisur marshimin nga sheshi kryeministrisë i janë drejtuar ambasadues greke. Sot në muengjes lideri kuqezi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkoheshin protestave patriotike. Gjatë protestave pati thirrje kunduer qeverisë Rama. /BotaSot/MALESIA.ORG/

Previous Post

Qeveritë shqiptare mblidhen në Kukës (Video)

Next Post

Sinishtaj: Malësia është Amerikë për Petnjicën e Gucinë

Next Post

Sinishtaj: Malësia është Amerikë për Petnjicën e Gucinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org