• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Intervistë ekskluzive me Kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Malesia e Madhe” nga Detroiti, z.Pashko Gjokaj

25 Mars, 2014
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

imageMalesia.Org – Si e vlerësoni organizimin e Komunitetit shqiptar në Diasporë?

Pashko Gjokaj – Në Michigan ku jetoj unë, e që gravitojnë shumica e malësorëve të shpërngulur nga te dy anët e kufirit të Malësisë së Madhe, organizimi kryesishtë bëhet përmes qëndrave fetare të cilat sado pakë plotësojnë edhe nevojat kulturore dhe kombëtare. duke parë kombet tjera të cilat kanë vetëm një konfesion, por pos objekteve fetare kanë edhe qëndrat kulturore atëherë edhe ne me më shumë konfesione do duhej që në një të ardhme të kemi një të tillë, mirëpo nuk besoj se kjo mund të realizohet pa kyçjen direkte të dy shteteve tona, Shqiperisë dhe Kosovës. Në mungesë të këtyre qëndrave edhe institucionet fetare kanë luajtur dhe luajnë një rrol të rëndesishem, ku pos praktikimit të fesë ato na shërbejnë edhe si vend takim për shumicën e aktiviteteve kombëtare, ruajtjen e marrëdhënjeve shoqërore si dhe afrimin e rinisë sonë me njani tjetrin dhe çka është më rëndësi duke u falenderuarë këtyre qëndrave besoj që më se 90 % e martesave në komunitet bëhen me bashkëkombas, që e çmoj si kryesore në ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë në mërgim.

Malësia.Org – A ka organizime edhe nëpër Shoqata dhe klube të ndryshme shqiptare ?

Pashko Gjokaj – Shoqata ka mjaftë por për fat të keq shumica prej tyre s’e kanë arsyetuarë nevojën e krijimit të tyre (po flas për Detroit). E çmoj shumë të rëndësishëm egzistimin dhe funksionnimin e shoqatave me një synim të qartë, si psh: Shoqata Kulturo Artistike të cilat pasurojnë jetën kulturore që është shumë e varfër.

Malësia.Org – Tani ju ini edhe kryetar i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe nga Detroiti. A mund të na thoni diçka më tepër për historinë e krijimit  dhe veprimtarin e kësaj shoqatë?

Pashko Gjokaj – Gjatë luftës çlirimtare për Kosoven, aktivistë dhe veprimtar  të shumtë të cilët ni pjesë të mirë të jetës së tyre ia kanë kushtuar çështjes kombëtare ju përgjigjen këtij kushtrimi dhe u bashkuan rreth Fondit Vëndlindja Thërret i cili ishte i lidhur direkt me ushtaret e lirisë. Ky grup njerzish mobilizuan shumë mirë komunitetin tonë duke qenë krah i djathtë i UÇK-së, si me ndihma financiare por edhe armë të sofistikuara. Nga ky komunitet të rinjë malësorë të lindur në Amerikë morën pushkën dhe dolen në malet e Kosovës për tu kacafytur me bishat sërbe. Kjo periullë e lavdishme na bën ndër qëndrat më të rëndësishme në diasporën gjithëshqiptare, si Malësi e konsoliduar në mërgim, ku treguame se jemi pjesë e pa ndashme e trungut shqiptarë duke ngritur lartë emrin malësorë dhe Malësinë e Madhe. Kur Kosova muar udhëtimin drejt pamvarsisë, këta aktivist e panë të udhës që tu kthehen aktiviteteve për të ndihmuar Malësinë tonë dhe nga Fondi Vendlindja Thërret, me bashkangjitje edhe të një numri të konsiderueshem veprimtaresh jashtë këtij fondi, lindi Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe. sa u përket aktiviteteve këtu në diasporë, merremi me shënimin e datave historike, përkrahim aktivitete të ndryshme kulturore dhe kombëtare si këtu ashtu edhe në vëndlindje si dhe mundohemi që në çdo mënyrë të mishërojmë vlerat historike dhe kombetare tek gjeneratat e reja të lindura në mergim. Poashtu, kohë pas kohe kemi organizuare edhe protesta të shumta në qytete të ndryshme të Amerikës për avancimin e të drejtave tona kombëtare. Tash e 12 vite kemi ndihmuar familje në nevoja ekonomike, njerëz të hendikepuar,  kemi mbuluar shpenzime të spitalit për shumë persona, kurse sivjet si risi kishim edhe shpërdarjen e bursave studentore e cila është pritur shumë mirë tek donatoret tonë, çka u vërejt edhe në darken vjetore për grumbullime fondesh ku në dyfishuam mjetet në krahasim me disa vite më parë.

Malësia.Org – Verën e kaluar ishit në vendlindje dhe si u kthyet mbrapa organizuat një demostrat kundra pushtetit aktual të Malit të Zi me parullen tani shumë të njohur Djukanovic War Criminal, kurse kur ishit këtu flitet se keni premtuar një subjekti politik përkrahjen për një Komunë nën Podgorice,si qëndron e vërteta ?

Pashko Gjokaj – Me qellim erdha në vëndlindje në kohën kur duhej të mbahej referendumi për Komunen e Tuzit-Malësisë, e që si e dini ai nuk u mbajt, vetem ishte edhe një mashtrim i rradhës i pushtetit malazias. Mbas kësaj situate të krijuar, duke parë se ata po tolerohen nga ndërkombetaret si dhe dy shtetet tona dhe të vetdijshem se partia në pushtet ka mekanizma për të frenuarë dhe zhagit pa fund, të imponohet për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situate e cila u krijua me pranimin e Komunës Urbane nga partit shqiptare të perkrahura edhe nga diaspora që në fakt nuk kishte të bënte me asgjë me komunë, ishte me ingerenca të një bashkësie lokale, e cila mëndoj se nuk do duhej legjitimuar. Si gjithmonë kur të imponohet me hy në negociata duhet të marresh më të mirën e mundëshme për momentin dhe të luftosh gjithni për më shumë deri sa të arrihet ajo që është dëshirë e të gjithë neve. Duke qenë aktiv në Lidhjen Demokratike në vitet 90-ta e tani si Kryetar i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe e cila pothuaj se tër kohën që vepron kemi përkrahur dhe kemi qenë mbështetje e partive politike shqiptare, u jam afruar por edhe rrethanat e krijuara pas deshtimit të mbajtjes së referendumit, i ka shtyrë të më imponohen që të jem unë ai i cili do të mund të ndikonte në afrimin e tyre fillimisht dhe gjetjen e një konsensusi për të marrur maksimalen e mundëshme nga ky pushtet për të mudësuar ni vetqeverisje lokale jo ideale por shumë më të avancuar se ajo që është tani. Ideja ime si fillim ishte që nga të gjitha këto subjekte të krijohen vetem dy, apo edhe dy koalicione të cilat mbas zgjedhjeve të para lokale do të bënte një koalicion shqiptarë ashtu si ç’është edhe struktura e shoqërisë sonë në Malësi. Mëndoj se kemi arrite sado pak të i afrojmë qëndrimet dhe kamë premtime se këto do ti zbatojnë me rastin e parë. Sukses apo mos sukses ata do ta tregoj koha është edhe renja dakord me hy në negocjata për një kumunë të ashtuquajtur nën Podgoricë, por me kusht që në të, të jenë të gjitha teritoret e banuara me shqiptare,të ket buxhetin e vet dhe të ket kompetencat si të gjitha komunat tjera. unë e hell poshtë atë që flitet se perkrahi një subjekt apo përson të caktuarë, sepse e vërteta është se unë mbajë kontakte me të gjithë dhe me rëndesi është vetëm përmiresimi i jetës së qytetarëve të Malësisë dhe është fakt që unë ato i mbështes dhe do vazhdoj ti mbështes ashtu si janë tonat janë, me shpresë se me ndrrime gjeneratash ato të jenë edhe më të përgatitura dhe të shtyjnë me procese për të krijuar një jetë më të mirë për bashkëvendasit tonë. Forcat që kundërshtojnë një projekt të tillë duhet ta dinë që; edhe nëse na lejohet një referendum, ai është vetem konsultativ, pra s’është e sigurt a ta pranojnë , po edhe nese po kan më e sterrzhagit, e për ne koha nuk pret. Atyre s’u duhen shumë para që edhe ti blejnë votat që s’është gjë e re, dhe ta mbyllë gojën si mos dëshirë të shqiptarëve për një komunë të plotë, e duke njohur rrethanat është më mirë pa referendum. Po edhe nëse kalon referendumi, cilat janë ato forca politike që do të pranonin një komunë të pamvarur, pa Triesh, Kojë, Rakiq e pa Bjeshkët si kullosa për blegtor dhe vënde turistike. Po a nuk ja vlen që për atë votën e dyfishtë që atyre ju nevoitet, ta bëjmë një teritor unik, që për momentin vetem me marrveshje politike e mundëson. Për ne është e rëndesishme komuna e jo kush na e jep, mirëpo ata që mëndojnë se opozita me ardhjen në pushtet do të na jepte komunën e plotë është vetem iluzjon, se kjo qeveri për fat të keq tonin është partner strategjik i Bashkimit Evropian dhe SH.B. A.  A është e rastesishme ftesa e Gjukanoviq në Washington, pra duam apo s’duam ne atij si shperblim i garantohen edhe katër apo tetë vjetë të tjera, pra do duhej ni pritje e gjatë që opozita të jap komunën, por edhe me ardhjen e tyre në pushtet do të luhej e njëjta melodi si deri tani, se s’dihet cilët na duan më shumë. Për skeptiket, të gjitha premtimet e deri tanishme kanë qeneë fushatë elektorale, mirëpo ne këtë rast nëse PDS arrin (çka edhe unë dyshoj) ti kaloj ligjet për ndryshim territorial këto do të jenë të mbështetura në kushtetutë dhe të mbikqyrura nga faktori ndërkombëtarë. Nëse me ligj rregullohet që komuna të këtë shtabin zgjedhorë, dhe të drejtën për referendum, që nuk është konsultativ, unë e perkrahi pa rezerv dhe mëndoj që është rruga më e shkurt dhe më e sigurtë për komunën e pamvarur me një territor kompakt. U pa se këtë projekt e kundërshtuan ato forca që kanë qenë kundra partive shqiptare edhe pa lindë ato, kur në vitet 90-ta trumbëtonin nëpër fshatrat e Malësisë kundra krijimit të partive nacionale, por edhe ndonjë që me anë të refuzimit të një projekti të tillë ti afroj bashkmëndimtarët për të marrë ndonjë votë më shumë në zgjedhjet e ardhshme për të fituarë ndonjë  pozitë në atë komunë për të cilen bashkë u nisen në negociata.

Malësia.Org – Po nëse kjo variant për komun nuk kalon?

Pashko Gjokaj – Atëher mendoj që partit politike shqiptare duhet bojkotuar zgjedhjet lokale për Komunë Urbane deri sa të arrihet një zgjidhje.

Malësia.Org – Si e komentoni dhënjen e Komunës së plotë të Gucisë?

Pashko Gjokaj – Po mëndoj që ëshë bërë me qellim për të damtuar shqiptarët që mos të jenë faktor as në Plavë as në Guci, mirëpo unë mendoj që me një angazhim më të madh të faktorit politik kjo kthehet si fitore e jona duke ditur që ky qytet ka dikun 2500-2700 banorë që dikun 40% e popullatës në Guci janë shqiptarë me motivimin e masës jo edhe të madhe që të levizin nga qyteti i Plavës në Guci ky qytet përsëri do të bëhej shqiptar si dikurë.

Malësia.Org – Këto ditë mbahet një protestë në Washington. Po afrohet 8 prilli, data e demostratës në Washington, si mendoni, a do të keni më shumë pjesëmarrës se në atë të New Yorkut vitin e kaluarë?

Pashko Gjokaj – Po edhe pse në shtator të vitit të kaluarë nuk kishim një përkrahje më të gjërë të shoqatave të tjera, mendoj se u bë një punë shumë e mirë duke rizgjuarë ndjenjat kolektive të atdhedashurisë të cilat gjithmonë kanë ekzistuar, mirëpo ndoshta edhe si vetkënaqësi, pas çlirimit të Kosovës erdhi deri tek një pasivizim i mërgates, po mos të ndodhte protesta e New Yorkut nuk besoj se do të kishte protestë më 8 prill. Gjatë kohës së terrorit serb në Kosovë ishte i njohur shkaktari kryesor, millosheviq, u desht që edhe në këtë protestë, të vëmë në shënjester individin, shkaktarin e të gjitha të keqiave për shqiptaret nën Mal të Zi e ai është Gjukanoviq. Me parullat që përdorem kemi arritur të ngrisim entuziazmin tek populli . Me bashkpunimin e shkëlqyer që tani ekziston mes shoqatave me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi, kjo protestë do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuar ndonjëherë për avancimin e të drejtave të shqiptarve nën Mal të Zi, të cilën faktori politik shqiptar duhet dijtë ta përdorin për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në të gjithë territorin ku jetojmë.

Malësia.Org – Zoti Gjokaj, duke ju dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në të ardhmen ju faleminderit për intervistën dhe kohën që na kushtuat.

Pashko Gjokaj – Faleminderit për intervistën dhe kohën që më kushtuat.

Intervistoi: Albert Camaj – Malësia.Org

Previous Post

Zgjedhjet lokale me 25 maj, votat e Malësisë përsëri në kutitë e Podgoricës

Next Post

Njoftim për shtyrje të aktivitetit kushtuar 103-vjetorit të Fillimit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911

Next Post

Njoftim për shtyrje të aktivitetit kushtuar 103-vjetorit të Fillimit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org