Udhëheqësit e Iniciativës Qytetare – Tuz u takuan dje me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushatin.
Në një njoftim të publikuar në faqen e IQ-së në facebook shkruan: “Në vazhdën e takimeve të shumta dhe dinamiken e lartë të punës për t’i arritur kërkesat tona të përbashkëta, sot (me 23. janar 2014), udhëheqësit e Iniciativës Qytetare u takuan me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati”.
Ministri Bushati para se të takohej me homologun e tij malazez, Igor Luksic, u ndal për tu takuar me përfaqësuesit e IQ-së. Ministri shqiptarë mes tjerash rikonfirmoi përkrahjen e Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me realizimin e kërkesave tona, sidomos kërkesën për realizimin e statusit të Komunës, shkruan në njoftim.
Bushati shprehi gatishmëri në lidhje me përkrahjen e cilësdo kërkesë demokratike drejt avancimit të drejtave qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve, njofton IQ-ja. /MALESIA.ORG/