• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Komunë me kompetenca të plota, por nën Podgoricë

12 Janar, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

komuna-urbane-e-tuzit-logoPartia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të duhej të shpjegojnë partnerit të tyre në koalicion, Forcës, se me çfarë ndryshimi ligji Tuzi do të marrë statusin e Komunës, por jo të plotë, por në kuadër të Podgoricës, shkruan gazeta Dan.

Deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu, theksoi se një zgjedhje e tillë nuk është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe theksoi se statusi i plotë i Komunës së Tuzit është çështja kyçe për bashkëpunim dhe shtoi se kërkon sqarime nga DPS-i.

Kryetari i Ldnë MZ-së, Mehmet Bardhi, tha se për subjektin e tij dhe për qytetarët e Malësisë opsioni i DPS-së që Malësia në mbesin pjesë e Podgoricës, është i papranueshëm.
Bardhi rikujtoi se DPS ka detyrim ndaj shqiptarëve në Mal të Zi sepse në vitin 2007 kanë nënshkruar marrëveshjen që Tuzi të marrin statusin e Komunës së plotë.
Ai tha se është e padrejtë që qytetarët e Malësisë mos të kenë të drejtat ashtu si i kanë qytetarët e komunave tjera.

Nga Iniciativa Qytetare – Tuz thonë se duhet të jenë të kujdesshëm , tërësisht të studiohet ky plan.
Vasel Sinishtaj, kryetari i IQ-së tha se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shohin se çka fshehët pas kësaj oferte. Ai tha se nëse vërtet ekziston vullneti i mirë dhe është i pranueshëm për shumicën, poqë është në interesin e qytetarëve të Malësisë, do të mirëpresim një vendim të tillë.
Nëse janë të gatshëm të japin që Malësia të ketë juridiksion sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale ashtu siç i kanë të gjitha komunat tjera, buxhetin në bazë të Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe burimeve nga buxheti i Kryeqytetit, përcaktimi i kufijve administrativ, nuk do ti rrija larg një zgjedhje të tillë, tha Sinishtaj dhe shtoi se sigurisht se nuk do të bien dakord që të bihen tjera marrëveshje por e tëra të definohet juridikisht.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Mehmet Zenka, tha se subjekti i tij do të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Malësisë.
Ai tha se për propozimet konkrete në lidhje me ndryshimin e ligjit do të pozicionojnë qëndrimet pasi ti kenë shikuar në detaje, dhe shtoi se zgjedhja e kësaj çështje po pritet tepër gjatë dhe se zgjedhja përfundimtare duhet të merret sa më parë.

Kryetari i KU Tuz, Fadil Kajoshaj (UDSH) ka thënë se është koha që Malësia të fitojnë Komunën e plotë dhe se është i kënaqur me rrjedhën e bisedimeve.
Siç konfirmon gazeta Dan, Kajoshaj është njëri ndër negociatorët. Ai sqaroi se sipas gjitha gjasave votuesit nga Malësia do të kenë mundësi votën e dyfishtë, pra të drejtën për të zgjedh këshilltarët për Kuvendin komunal të Malësisë dhe të Podgoricës.

Vetëqeverisje lokale me kompetenca të plota (Komunë e plotë), por në kuadër të Podgoricës. Nëse kjo është vetëqeverisje lokale e plotë, pra Komunë e plotë, lind pyetja se çfarë janë të gjitha komunat tjera në Mal të Zi të cilat nuk janë në kuadër të Podgoricës!?
Se çka ka të fshehur pas këtij plani sigurisht se do të dalin në dritë së shpejti. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Prizren, Rama-Thaçi: Jemi bashkëudhëtarë, gjuha, ëndrra dhe qëllimi ynë janë një

Next Post

Tregu i ZI në Tuz, qendrën e Malësisë (intervistat)

Next Post

Tregu i ZI në Tuz, qendrën e Malësisë (intervistat)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org