Përderisa qeveria po kërkon të dëgjueshmit, statusi mbetët i njëjtë – i padrejtë, u shpreh funksionari i LdnëMZ-së Nikollë Camaj.
Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, në një intervistë dhënë Kodex-it, Camaj tha se në këto momente e vetmja gjë që mund të bëjmë, është që kjo pabarazi mos të heshtet, por të shkruajmë e të ngrisim zërin, tha ai dhe shtoi se shqiptarët nuk janë të barabartë në përfaqësim; pa vende të garantuara në Parlament, në punësim; numër i madh i të arsimuarve të papunësuar, shqiptarët mungojnë në gjykata e prokurori, në shërbimet në Kuvend, Qeveri e Kryeqytet, me ndoshta 0.01% të punësuar nga 5% e popullatës në Mal të Zi, kurse në shkolla janë të punësuar mësimdhënës të cilët nuk flasin gjuhën e pakicës. Ai foli edhe për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shprehur se është një tallje ndaj gjuhës shqipe e cila nuk respektohet as në vendet ku jemi shumicë.
Camaj foli edhe për mungesën në lëmin e informimit por edhe për resurset të cilat keqpërdorën duke theksuar këtu të ardhurat nga “Të mirat Detare” në Ulqin, vreshtat e korporatës “Plantaze”, vijën e Parkut Nacional të Liqenit të Shkodrës, Parkut Nacional Bjeshkët e Nëmura. Ai përmendi edhe kërkesat e shumta të Malit të Zi për disa qindra malazez në Kosovë dhe theksoi se nëse Mali i Zi mendon të integrohet në BE me këtë trajtim ndaj pakicave, atëherë gabohen, dhe shtoi se shqiptarët nuk duan të jenë pengesë e integrimeve të Malit të Zi, por as nuk do të mbesin kurban i Podgoricës, sa do që për ata kjo është e rëndësishme.
Në pyetjen se kush e pengon referendumin dhe kujt i pengon Komuna e Malësisë, Camaj tha se kjo pyetje është për ata të cilët u ikin normave ligjore dhe premtimeve, megjithatë sipas tij, komuna i pengon DPS-së për arsye të qeverisjes së Podgoricës por edhe resurseve.
Ai u shpreh se është e çuditshme se boshnjakët përkrahen komunat e reja, të Petnices dhe Gucisë por nuk përkrahin komunën e Malësisë.
Tani ofrojnë një eksperiment të ri, të jepen disa kompetenca më shumë, por sipas tij kjo është një zgjedhje antikushtetuese dhe e papranueshme dhe është një dëshmi që Podgorica nuk mundet pa Tuzin as politikisht dhe as ekonomikisht, kurse po ata vazhdimisht mundohen të na bindin me të kundërtën, e që deri diku edhe ja arrijnë të bindin një pjesë të qytetarëve por edhe të përfitojnë disa politikan të dëgjueshëm, profiterë e fatzezë e që kjo zgjedhje të paraqitet si shpëtimtare, tha Camaj dhe shtoi se për ta, asgjë më pak se komuna e plotë nuk është e pranueshme.
Camaj foli edhe për rrolin e diasporës shqiptare duke theksuar se diaspora edhe më tutje vazhdon të ndihmoj të afërmit, studentët, të varfrit por e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme që të ndjehet progresi. Nuk ka ndihmë në formë të investimeve, dhe ato as nuk mund të ndodhin deri sa të marrim vetëqeverisjen lokale në duar tona, të sigurojmë lejet (licencat), të pyetemi për hapësirën dhe urbanizimin dhe të tjera, tha Camaj.
Në lidhje me Listën për Shqiptarinë Natyrore të Koço Danajt, Camaj u shpreh se pse dikush duhet ta marrin si të keqe nëse shqiptarët e konsiderojnë Shqipërinë e sotme si artificiale, duke ditur se ajo në të gjitha anët kufizohet me shqiptarë dhe shtoi se për çështje të tilla vendosin fuqitë e mëdha. Ai u shpreh se kjo çështje shpejt do të bëhet e parëndësishme për faktin se të gjithë do të bashkohen në Bashkimin Evropian. /MALESIA.ORG/