• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 10 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Camaj: Duam komunë e jo eksperimente

28 Dhjetor, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nikolla CamajËshtë ngritur mjaft pluhur mbi statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit. Përderisa në Malësi pritet për datën e referendumit për Komunë, tani erdhi një propozim i ri.

Kryetari i Komunës së Podgoricës, Miomir Mugosa paralajmëroi se në fillim të vitit të ardhshëm do të zhvillohen bisedime me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike shqiptare, ku përmes ndryshimit të Ligjit për kryeqytetin dhe financimit të vetëqeverisjes lokale, do të vihet deri te Komuna e Tuzit, siç tha ai, me kapacitete të plota dhe autonomi më të gjerë.

Sipas tij, Tuzi do të fitojë ashtu sikur edhe vetëqeverisjet tjera lokale, menaxhimin e buxhetit të tyre që do të trajtojnë pagat e të punësuarve në administratë dhe do të përcaktonin prioritetet e infrastrukturës në territorin e Malësisë, por do të mbesin pjesë e Podgoricës. Mugosa ka thënë se një komunë e tillë do të kishte shkallë më të gjërë të autonomisë, siguri më të madhe dhe do të kishte në kompetencë direkte burimet financiare.

Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Kuvendin e KU Tuz, Nikollë Camaj, nuk është i kënaqur me ata çka po ofrohet.
Camaj në lidhje me ofertën e re ka thënë se çdo dy apo tre muaj po ofrohet diçka ndryshe, diçka e re, por assesi ajo që është e drejtë themelore e qytetarëve, e ajo është e drejta në vetëqeverisje lokale .

“Kjo është një përpjekje e re për një tjetër eksperiment që unë shpresoj se nuk do të gjejë aleatë, edhe pse përvoja me thotë se do të gjejë. Deri sa nuk e shohim propozimin nuk do të merrem me ofertën e Kryebashkiakut Mugosa . Megjithatë duhet të them edhe këtë. Ti ofrohet Malësisë më pak se çfarë i është ofruar Petnjicës dhe Gucicë, mendoj se është e tallje drejtpërdrejtë me gjithë ne por dhe demokracinë në përgjithësi,” përfundoi Camaj. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Anton Lulgjuraj: Kapitullimi dhe rehabilitimi

Next Post

MDNjP sqaron: Simbolet kombëtare lejohen në dasma

Next Post

MDNjP sqaron: Simbolet kombëtare lejohen në dasma

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org